Politikë

'Këto 6 muaj, progres sa për 27 kapituj!' Hapen 75% e grupeve për BE, por qeveria e opozita 'përplasen' për mbledhjet pa media

21 Shkurt, 15:41| Përditesimi: 21 Shkurt, 16:29

  • Share

Bashkimi Evropian dhe Shqipëria po ecin përpara për të hapur kapitujt negociues për anëtarësim. 6 muaj nga nisja e bisedimeve, Brukseli dhe Tirana kanë hapur 7 kapituj, janë në proces për 17 të tjera dhe nuk janë prekur ende 9 kapituj të fundit.

Në Komisionin e Integrimit, me dyer të mbyllura u diskutua pozicioni negociues për “Konkurrencën dhe rritjen gjithëpërfshirëse”.

“Ky është një proces që nuk e bën dot vetëm një ministri, nuk e bën dot vetëm një administratë, është një proces kombëtar dhe duhet të përfshihen të gjitha grupet e interesit. Ne duhet ta kthejmë këtë nga një diskutim me dyer të mbyllura në një diskutim me dyer të hapura”, tha Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit të Integrimit.

“Theksoj se natyra konfidenciale e diskutimeve në këtë komision është tërësisht i bazuar në ligj”, u përgjigj kryenegociatorja e Shqipërisë me BE, Majlinda Dhuka.

Pavarësisht se pjesa teknike po kalon jashtë syrit të publikut, shifrat tregojnë për një progres me çeljen e 75% të grupeve, edhe pse mbyllja e tyre do të kërkojë kohë dhe do të certifikojë suksesin.

“Në këto ditë historike Shqipëria po hedh sot një hap të rëndësishëm, mbi çeljen e negociatave për 8 fusha të reja, mbasi BE njohu progresin e Shqipërisë në këtë fushë”, u shpreh Dhuka.

“Ka një hapësirë kaq të madhe mes asaj që ndodh në realitet, në praktikë, dhe asaj që shkruhet në letra e që ju thoni, sa që më duket sikur jetojmë në dy botë të paralele”, replikoi Tabaku.

“Këto 6 muaj Shqipëria po progreson duke çelur negociatat për 27 kapituj së bashku”, tha në përgjigje kryenegociatorja.

Procesi negociues përbëhet nga 33 kapituj gjithsej, nga të cilat Shqipëria nuk ka hapur vetëm 9. Grupet e paprekura ende përfshijnë axhendën e gjelbër ku përfshihet mjedisi e klima, si dhe çështje të burimeve natyrore dhe agrikultura.

G.M./SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?