Foto ilustruese

Horoskopi

Këto janë 4 shenjat e horoskopit që mendojnë se janë më të mirë se të tjerët

31 Mars, 09:37| Përditesimi: 31 Mars, 09:41

  • Share

A keni takuar ndonjëherë dikë që ju shikon me përbuzje dhe gjykon gjithçka që bëni?

Sipas astrologjisë, këto shenja të zodiakut vazhdimisht mendojnë se janë më të mirë se të tjerët, shpeshherë duke nënçmuar edhe suksesin e të afërmve të tyre.

Dashi
Dashët janë ambiciozë, konkurrues dhe gjithmonë duan të vënë në pah inteligjencën e tyre. Kjo është pjesë e natyrës që i karakterizon, prandaj ata kanë tendencë ta vënë gjithmonë në pah. Dhe nëse bien, do të ngrihen përsëri dhe do të vazhdojnë më të fortë, sepse nuk u pëlqen të humbasin.

Luani
Nuk është sekret që Luanët e duan veten. Ata ndihen sikur janë më të mirët nga të gjithë dhe e konsiderojnë arrogancën dhe snobizmin të drejtën e tyre.

Si njerëz që pëlqejnë të jenë në qendër të vëmendjes, nuk ka dyshim se këto shenja zjarri do të kenë një anë paksa... të guximshme.

Bricjapi
Në përpjekjet e tyre për të arritur suksesin e dëshiruar, këta njerëz shpesh përpiqen të dekurajojnë konkurrentët e tyre me inteligjencë. Ata duan të jenë numri 1 në gjithçka, duke nxjerrë në pah cilësitë e tyre dhe përpiqen të provojnë se janë më të mirë se të gjithë përreth tyre.

Virgjëresha
Sado e çuditshme t'ju duket (dhe ndoshta aspak), Virgjëresha është në krye të kësaj liste. Ajo është perfeksionistja e zodiakut dhe, si e tillë, mund të jetë paksa kritike se si i bëjnë gjërat të tjerët. Ata që i përkasin kësaj shenje të horoskopit do i nënvlerësojnë njerëzit pa e kuptuar fare, edhe pse kjo sjellje nuk përkon me karakterin “perfekt” që ata kanë në mendje.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?