Ndërsa na ndajnë 8 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Sali Berisha iu është drejtuar me një mesazh drejtuesve politikë të qarqeve, kandidatëve për deputetë dhe të gjithë strukturave të PD.
Në mesazhin e zbardhur nga Report Tv, Berisha u thotë se këto janë ditë vendimtare dhe i udhëzon që të intensifikojnë fushatën dhe të jenë në terren të paktën 16 orë në ditë.
Mesazhi i plotë
Mesazh drejtuar udhëheqësve Politikë të Qarqeve, drejtueseve, kryesive të degëve, kandidatëve për deputetë dhe të gjithë strukturave të PD.
Këto janë ditët vendimtare!
Çdo orë kushton sa një ditë!
Intensifikimi i fushatës, puna së paku 16 orë e udhëheqësve politikë të Qarqeve, drejtuesve dhe kryesive të degëve, kandidatëve të listave të mbyllura dhe të hapura, shtabeve elektorale, strukturave të Partisë është vendimtare për fitoren tonë!
Ndaj dhe mobilizoni të gjithë forcat dhe energjitë për përmbushjen e këtij misioni!
“Shqipëria Madhështore”!
Fitore!
Përshëndetje, Sali Berisha
Komente
