Këto janë masat kufizuese anti-COVID që hynë në fuqi dje dhe që zgjasin deri më 2 dhjetor

12 Nëntor 2020, 07:46| Përditesimi: 12 Nëntor 2020, 09:59

  • Share

Nga dita djeshme, (11 nëntor), hynë në fuqi masat e reja kufizuese anti-COVID, e për pasojë do të rikthehen autorizimet online në portalin e- Albania. Qytetarët që kanë dashur dje dhe duan të dalin pas orës 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit, do duhet të pajisjen me autorizim në e-Albania. Përjashtim bëjnë rastet kur janë emergjenca shëndetësore apo për institucionet e shëndetësisë dhe punonjësit e shërbimeve kritike.

Këto masa kufizuese do të zgjasin të paktën deri në 2 dhjetor. Deri më 2 dhjetor do të ketë kufizim të lëvizjes nga ora 22:00-06:00, kufizim të bareve restoranteve fast- food nga ora 22:00-06:00 përveç shërbimit delivery, si edhe administrata do të punojë online.

Masat kufizuese që hyjnë në fuqi nga sot (11 nëntor -2 dhjetor 2020):

-Kufizim të lëvizjes nga ora 22:00-6:00, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.

- Qytetarët që do u nevojitet që të dalin pas orës 22:00, do duhet të pajisjen me autorizim në e-Albania

-Kufizim të bareve restoranteve fast- food nga ora 22:00-6:00 (përveç shërbimit delivery)

-Administrata do të punojë online. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.

-Përjashtim bëjnë rastet kur janë emergjenca shëndetësore apo për institucionet e shëndetësisë dhe punonjësit e shërbimeve kritike.

Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhëri organet kompetente për dhënien e masave administrative sipas Aktit Normativ nr. 3 datë 15.03.2020 "Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së shkaktuar nga COVID-19" i ndryshuar. Ky akt normativ nuk parashikon gjoba për këmbësorët por parashikon gjoba për restorantet dhe baret.

Në pikën nr. 7 të këtij Akti Normativ parashikohet:

7. Subjektet apo individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrat e dhëna nga organet kompetente për mosmbylljen e bareve, lokaleve, restoranteve dhe klubeve, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast pësëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Ndërsa në pikën 8 parashikohen

8. Subjektet dhe individët, publikë apo privatë, të cilët, në kundërshtim me urdhrat e autoriteteve kompetente, lejojnë zhvillimin e aktiviteteve sportive, sociale, kulturore, ekskursionet mësimore të organizuara nga institucionet arsimore, publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast pësëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?