Pema e Vitit të ri në New York

Bota

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit

27 Dhjetor, 13:14| Përditesimi: 27 Dhjetor, 16:08

  • Share

Jemi në prag të Vitit të Ri dhe në të gjithë vendet e botës, në sheshet e qyteteve, qendra tregtare apo shtëpi nuk mungon bredhi i zbukuruar. Mirëpo disa pemë të Vitit të Ri janë cilësuar si pemët më të veçanta.

Më poshtë kemi listuar se në cilat vende gjenden këto pemë.

1735301823_newyork.JPG

Foto: New York

E cilësuar si pema e Krishtlindjeve më e famshme në botë dhe ndër më të shtrenjtat, pema e Krishtlindjeve e Qendrës Rockefeller në Nju Jork vlen rreth 70,000 dollarë. Pema është zakonisht një bredh norvegjez, i zbukuruar me më shumë se 700 drita dhe në krye me një yll Swarovski.

Foto: Brazil, Rio de Zhaneiro

Pema e Krishtlindjeve shumëngjyrëshe e vendosur në Lagunën Rodrigo de Freitas në Rio de Zhaneiro, Brazil, njihet si pema më e madhe ‘lundruese’ e Krishtlindjeve në botë.

Foto: Lituani

"Krishtlindjet në Vilnius" janë një ngjarje vjetore e shumëpritur në kryeqytetin e Lituanisë, që zgjat deri në Epifaninë në janar. Pema e Krishtlindjeve e Vilniusit, një simbol i festës në Sheshin e Katedrales, ka fituar njohjen ndërkombëtare si një nga më të bukurat në Evropë.

Foto: Itali

Ky është edicioni i 44-të i Pemës më të madhe të Krishtlindjes në botë e vendosur në malin Ingino në Gubbio, një nga qytetet më të bukura mesjetare në Evropë, në zemër të rajonit Umbria, Itali.
Maja e pemës arrin deri në majën e Bazilikës së Patron Sant'Ubaldo. Në majë të pemës është vendosur një yll i bardhë i ndritshëm.

Foto: Çeki

Pema 22 metra  e vendosur në Sheshin e Qytetit të Vjetër në Pragë, Çeki është e ‘veshur’ me yje të shëndritshëm dhe me rreth 110,000 dritash LED. 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?