Antonela Berishaj, Klea Prenga dhe Marinela Berishaj

'Këto nuk janë Modelet tuaja!'

9 Gusht, 16:14| Përditesimi: 9 Gusht, 16:17

  • Share

Të dashura vajza shqiptare!

Është e vështirë të futesh “në lëkurën tuaj”, veçanërisht për brezat tanë që adoleshencën dhe rininë e kaluam pranë librave, trysnisë ideologjike, aksioneve , zborreve e punës vullnetare.

Sfidë e madhe për një vajzë, adoleshente, apo të re, të përballet sot me trysninë e botës së "super modeleve” apo “VIP-ve të Show-Biz” e instagram-it.

Sfidë e madhe dhe për familjet e tyre!

Por s’mund të mbani ju të vetme mbi supet tuaja ende të brishta, peshën e fajit për bashkëmoshatare tuajat që kanë zgjedhur me çdo kusht e me çdo çmim, jo thjesht të bëhen “VIP-e” mediatiko-sociale, por të bëjnë “jetë luksi”, duke shkelur mbi çdo vlerë të vetvetes, familjes dhe traditës shqiptare dhe duke rënë pre e bisturisë e silikonit.

Këto nuk janë Modeli juaj!

“VIP-e” të bën investimi i trurit, vullneti e përkushtimi në një profesion a pasion, por jo shitja e trupit dhe e vlerave që duhet të bartë çdo vajzë shqiptare.

Bashkëfajtorë në këtë realitet që na përplas herë pas here në fytyrë akte rrahjesh e dhune midis “ VIP-eve”, ku individi kalon çdo cak njerëzillëku janë disa bashkë:

-Familje të shpërbëra e të çorjentuara;
-Kriza e thellë ekonomike e varfëria;
-Media të ngërthyera në ethet e fitimit të parasë, që kanë braktisur misionin e tyre edukues, me emisione halabake, që mund të jenë model i vajzave të pronarëve , apo drejtuesve të tyre.

Por këto nuk janë Modeli i Juaj!
-Një sistem i dobët arësimimi që degradoi prej kohësh në Universitete-Kioska e në shitje letrash hallvaxhish për “diploma”.
-Parti politike që herë pas here promovojnë antivlera dhe eskorta politike , duke i veshur ato me pushtet.

Por ato nuk janë Modeli juaj!

-Lidhjet me “bobat e lekut” , pjesë e paligjshmërisë apo botës së drogës e krimit. Sa VIP-e të show-bizit kanë dalë e dalin me lidhje të kësaj kategorie për “ të mjelë para” e për t’u pasuruar prej tyre??!!!

Por ky nuk është Modeli i vajzave shqiptare!

Të gjithë bashkë ne mund t’ja dalim, duke u ngërthyer fort vlerat, traditën dhe atë që ka qenë e duhet të mbetet

Modeli i vajzave shqiptare në breza!”

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nana: 11/08/2024 11:49

    Me pelqen shume shkrimi juaj zonja Lajla , por ata qe duhet ta lexojne nuk ja hedhin syrin se ju duket jo i kohes , po ty te lumte pena dhe vazhdo edhe here te tjera me keto leksione te vyera ,rinia duhet te jete me kembe ne toke , te mbaje mbi supe traditen , zakonet e zones nga vjen e tua percjelle brezave ( jo botoksin , silikonin, filtrat , cigaren e alkolin ,drogen se nuk jane tonat), te uroj jete te gjate e shkrime te tilla edukuese. Je shume e drejtperdrejte. Te petshendes nga Burreli.

    Përgjigju
  • Mirditori: 09/08/2024 19:00

    Jeni gazet elektronike e ideologjizuar,nuk i shkruani mendimet e kundërta me shkruesen dhe mendimin e pronarëve tuaj.

    Përgjigju
  • Jola: 09/08/2024 18:33

    Ah moj Lajla te lumte dora! Na mbyti silikoni, bisturia dhe injoranca e ketyre te pardalave qe te therin per nje burre

    Përgjigju
  • Miço Mone: 09/08/2024 16:48

    Urime Përnaska!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?