Mikela dhe Erioni

'Këtu jam vetëm për ty', Mikela deklarohet për Erionin, por ai jo, kërkon më shumë kohë

12 Shkurt 2022, 22:50| Përditesimi: 12 Shkurt 2022, 22:52

  • Share

Sot në “Për’puthen Prime”, Mikela është deklaruar për Erionin. Gjithsesi, kjo gjë nuk është pritur shumë mirë në fillim nga ky i fundit, i cili pa filluar emisioni u largua nga programi.

Pak më vonë Erioni u rikthye dhe u shpreh se i erdhi mirë nga deklarata, por ndihet i turbulluar dhe nuk do të ketë presion psikologjik mbi veten.

Erioni: Pikë së pari të kërkoj falje. E pashë që s’je mirë. Ndoshta reagova pak jo siç duhet, momenti kur folëm në ‘backstage’. Nuk është që më erdhi keq, mua më erdhi mirë. Por më erdhi pak shpejt dhe pata një presion psikologjik. Mikelën e kam shumë xhan, ndjehem shumë mirë kur jam në shoqërinë e saj. Momenti që ti deklarohesh për mu rrugëtimi im ndryshon, unë ndjej një farë obligimi.

Mikela: Fakti që unë po deklarohem për ty, nuk ka qenë nga presioni këtu brenda. Kam pritur një moment që te ndihesha e sigurt. Nëse nuk është për të dalë bashkë, do dal vetëm. Nuk kam pse të gënjej as djemtë e tjerë, por as veten. Këtu jam vetëm për ty. Nuk jam e dashuruar por kam ndjesi për ty. Dua që rrugëtimit tim t’i vë një kapak. Në këtë program dua të jem vetëm për ty. Unë po bëj atë që më ndjen zemra kështu që dua të bësh edhe ti të njëjtën gjë.

Erioni: Zgjedhja jote nuk është gabim, por i kuptoj edhe arsyet e tua.

Gjatë emisionit, Erioni u shpreh se ende nuk ka marrë një vendim, ndërsa kërkoi pak më shumë kohë për të dhënë një përgjigje.
 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?