‘Këtu janë socialistët më të zhgënjyer’/ Kryemadhi takimin me banorët e Njësisë 5 në Tiranë: COVID shkatërroi bizneset, paketat ekonomike nuk u vunë në funksion (VIDEO)

14 Janar 2021, 10:02| Përditesimi: 14 Janar 2021, 15:14

  • Share

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi është takuar ditën e sotme me banorë të Njësisë Nr.5 në Tiranë.

Ajo gjatë fjalës së saj ka shprehur shqetësimin lidhur me dyqanet dhe bizneset e vogla në rrugën Myslym Shyri dhe vështirësitë që hasim ato, infrastruktura që po ndërton bashkia po orienton qytetarët drejt pikave të mëdha të grumbullimit, qendrat tregtare.

Ajo foli edhe në lidhje me pasojat shkatërruese të pandemisë dhe paketat ekonomike që qeveria nuk i ka vënë në funksion për të ndihmuar të prekurit nga kjo situatë. Kryemadhi ka përmendur edhe faktin se Petrit Vasili do të kandidojë si kryetar i Njësisë Nr.5.

“Ajo që të bën përshtypje dhe që e ndjen, është që njerëzit kanë një revoltë të brendshme, por unë them që detyra jonë është që  t’i takojmë dhe t’i orientojmë në rrugën e duhur për të shkuar më 25 prill drejt kutisë së votimit. Ti Titi e ke më të thjeshtë, sepse këtu te Njësia 5 janë socialistët më të zhgënjyer.”, u shpreh Kryemadhi.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Like: 29/01/2021 05:13

    Ka mundesi tja mbylle zillapen ndonje kesaj selbesires

    Përgjigju
  • Like: 29/01/2021 05:10

    Perseri kjo surrat kali

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?