Jasir Asani

Sport

'Këtu mbaron për mua ky sezon i gjatë!' Dëmtohet Jasir Asani, sulmuesi i Kombëtares jep lajmin e keq

30 Nëntor 2024, 10:10| Përditesimi: 30 Nëntor 2024, 10:12

  • Share

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Jasir Asani dha një lajm të keq për tifozët e tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai informon se është dëmtuar dhe se do të humbasë ndeshjen e fundit me Guangju në kampionatin e Koresë së Jugut.

“Për shkak të një dëmtimi, unë nuk mund të jem pjesë e ekipit për ndeshjen e fundit të këtij sezoni. Mbaron për mua ky sezon i gjatë, ku isha i aftë të jepja më të mirën time për të ndihmuar skuadrën. Dua të falenderoj shokët e skuadrës, trajnerin, menaxherët dhe të gjithë tifozët për suportin e tyre”, shkruan Jasir Asani.

Sfida e tij e fundit ishte ajo për raundin e pestë në Champions-in aziatik. Asani u aktivizua si zëvendësues më 27 nëntor dhe shënoi golin e vetëm të takimit, ndërsa shkoi në kuotën e shtatë golave duke kryesuar renditjen e golashënuesve.

Asani rifitoi besimin e Guangju pas Europianit me Shqipërinë, teksa tashmë mbyll kampionatin e këtij viti në Korenë e Jugut.

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?