Kronikë

'Këtu nuk ka drejtësi'/ Shqiptarja i vendos flakën vetes brenda gjykatës në Itali

2 Prill 2019, 17:10| Përditesimi: 2 Prill 2019, 17:13

  • Share

Një grua shqiptare ka tentuar që të vetëdigjet në ambientet e një gjykate paraditen e sotme në Rimini të Italisë.

Sipas mediave italiane 58-vjeçarja ka qenë në katin e parë të ndërtesës në momentin që e irrituar dhe zemëruar, pasi nuk po merrte, sipas saj, atë që i takonte ka thirrur "Këtu nuk ka drejtësi" dhe më pas i ka vendosur flakën vetes, por ndëryrja në kohë e një avokati e ka shpëtuar.

58-vjeçarja është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut, ndërsa avokati ka treguar për mediat se "E dëgjova duke bërtitur dhe thoshte se e vetmja mënyrë për të pasur drejtësi është vdekja". Identiteti i shqiptares nuk publikohet nga autoritetet italiane.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?