Nënkryetari i Komisionit Hetimor për çështjen e administrimit të të dhënave të sistemit "TIMS", Toni Gogu, tha se dy parime nuk mund të neglizhohen nga mazhoranca.
"Prezumimi i pafajësisë është shumë i rëndësishëm dhe kur themi diçka duhet ta mbështesim me prova. Këtu sundon prova! Provat duhet ta sundojnë këtë sallë deklaroi", deklaroi Gogu.
Më tej ai i sugjeroi kryetarit Ervin Salianji që nëse duan le ta sjellin edhe Gazmend Bardhin si dëshmitar se kishte dëgjuar që ka informacion për këtë çështje.
"Tani në planin paraprak të veprimtarisë së këtij komisioni që unë kam parë ju s'keni asnjë provë" theksoi Gogu.
Lajmi kryesor:
Nis punën komisioni hetimor për ndërhyrjet në ‘TIMS’! Salianji: Do të shikoni spektakël të zi! Të thirret Rama! PS: Edhe Basha edhe Berisha
M.Q.//ReportTv.al