Manchester City e ka kthyer në stërvitore sfidën e raundit të 1/32 në FA Cup duke mundur 5-0 Huddersfield në "Etihad" dhe kaluar më tej. Djemtë e Guardiolës nuk kanë hasur vështirësi, teksa në këtë përballje në fushë u rikthye edhe Kevin De Bruyne, fantazisti i "Qytetarëve" që ishte jashtë për 149 ditë si pasojë e një dëmtimi. Asist nga KDB, që ka shtuar cilësinë për kampionët në fuqi të Champions League.
Pjesa e parë u mbyll 2-0, me Cityn që shënoi me Foden dhe Alvarez në minutat 33 dhe 37. Në të dytën Jackson shënoi autogol, duke i dërguar shifrat në 0-3. Më pas ishte radha sërish e Foden për dopietë, teksa Doku në të 74 minutë mbylli llogaritë për 5-0 edhe pas asistit të Kevin De Bruyne.
Në sfidat e tjera të FA Cup, këtë të dielë fituan edhe Leeds, që mundi 0-3 Petersborough, West Ham fitoi 4-1 Aldershot, ndërsa përballjet e tjera u mbyllën në barazim dhe do përsëriten.
Rezultatet: