Florjan Përgjoni

Sport

KF Tirana mbetet pa kapiten, Florjan Përgjoni njofton lamtumirën

17 Qershor, 15:33| Përditesimi: 17 Qershor, 15:35

  • Share

Florjan Përgjoni ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale largimin e tij nga Tirana, duke mbyllur kështu një cikël katër vjeçar me fanellën më të titulluar në Shqipëri.

Në sezonin e fundit, mbrojtësi 27-vjeçar mbajti edhe shiritin e kapitenit, çka e bën këtë largim edhe më të ndjeshëm për tifozët dhe klubin. Përgjoni ka qenë një prej figurave më të qëndrueshme në formacionin e Tiranës, duke luajtur rol kyç si në prapavijë, ashtu edhe në dhomat e zhveshjes.

“Pas katër sezonesh të jashtëzakonshëm me fanellën bardheblu, ka ardhur momenti të mbyll një kapitull shumë të rëndësishëm të karrierës time”, shkruan ai, duke falënderuar klubin, bashkëlojtarët, stafin teknik, drejtuesit dhe mbi të gjitha tifozët bardheblu.

Përgjoni del tashmë si lojtar i lirë në merkato dhe mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës, pasi interesimet për të nuk mungojnë. Me eksperiencën dhe lidershipin që e karakterizon, ai pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për çdo skuadër që do të sigurojë shërbimet e tij.

Për Tiranën, ky largim vjen në një moment kur klubi kërkon të rindërtojë skuadrën për sezonin e ri dhe humbja e një profili si Përgjoni lë një boshllëk të ndjeshëm në prapavijë dhe në grupin drejtues brenda fushës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • jilo: 17/06/2025 18:10

    MALOKET JASHTE NGA TIRANA ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?