Komuna e Zveçanit, Kosovë

KFOR tërheq njësitë nga ndërtesa e komunës së Zveçanit: Gjendja është stabilizuar

25 Shkurt, 14:14| Përditesimi: 25 Shkurt, 14:17

  • Share

KFOR do të tërhiqet nga ruajtja e komunës së Zveçanit në veriun e Kosovës, me arsyetimin se gjendja në atë zonë është stabilizuar.

Kështu njofton misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, përmes një komunikate.

Ky organ ushtarak thekson se pjesëtarët e tij do të kryejnë patrullime të rregullta.

“Për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në komunën e Zveçanit”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar siguri për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët autoritetet kosovare punojnë në koordinim të ngushtë.

NATO-ja shtoi praninë në veri pas tensionimit të situatës në muajin maj të vitit të kaluar.

Në atë kohë si pasojë e sulmit nga ana e banorëve serbë u lënduan dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it.

Po ashtu NATO shtoi numrin e ushtarëve pas ngjarjes në Banjskë.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?