Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga sot e deri më 20 janar do t’i verifikojë listat e partive politike që potencialisht mund të kenë kandidatë me dënime të formës së prerë, në tri vitet e fundit.
Në rast se KGJK-ja gjen se persona që kanë kandiduar për deputetë kanë dënime, Komisioni Qendror Zgjedhor duhet t’ua refuzojë certifikimin për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në listat e kandidatëve për deputetë të partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit, janë përfshirë disa persona të dënuar me aktgjykim të formës së prerë në tre vjetët e fundit. Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje janë të dënuar me kusht që nga shtatori i 2018-s për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në seancë të Kuvendit.
Milan Aritonoviç nga Lista Serbe është i dënuar me 500 euro gjobë nga gjykata për raportim të rremë të pasurisë si dhe kandidati i Nismës, Besnik Berisha, ish-udhëheqës i Divizionit të Prodhimit të Dokumenteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, i cili ishte dënuar me 6 muaj burgim me kusht për “zbulim të fshehtësisë zyrtare” në mars të 2018-s
Kjo procedurë është tejet e rëndësishme duke marrë parasysh faktin se qeveria Hoti ra pikërisht nga fakti se paligjshmëria e votës së deputetit Etem Arifi, u bë shkak për rënien e qeverisë Hoti.
Pas certefikimit të kandidavë, me 3 shkurt pritet edhe fillimi zyrtarisht i fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit.