Khaby Lame, ylli i rrjetit social Tik-Tok, humoristi me origjinë nga Senegali ka marr shtetësinë italiane.
Lame, 22 vjeç, ka jetuar në Itali që kur ishte një vjeç dhe ka thënë se gjithmonë ndihej italian. Ai mori nënshtetësinë e tij gjatë një ceremonie në Chivasso, qytetin e tij të lindjes, afër Torinos në rajonin verior të Piemonte, të mërkurën.
Lame filloji t’i dedikohej Tik-Tok-ut që kur Italia hyri në izolim në fillim të pandemisë së koronavirusit, duke psur deri më tani afro 150 milionë ndjekës me videot e tij që poston si dhe lëvizjet tipike të duarve, duke u tallur me videot virale.
Ai u njoftua për shtetësinë e tij nga ministria e brendshme italiane më 8 qershor, disa javë përpara se të kalonte yllin amerikan të mediave sociale Charli D'Amelio, për t'u kurorëzuar si përdoruesi më i mirë në botë i TikTok.
Lame, i cili ka ruajtur pasaportën e tij senegaleze, u tha gazetarëve se ndihej "shumë krenar" për shtetësinë dhe ndjeu "një përgjegjësi të madhe për betimin që bëra".
Kjo vjen pas një debati të gjatë politik nëse do t'u jepet shtetësia italiane fëmijëve të lindur në Itali nga prindër të huaj, pavarësisht nga shtetësia e prindërve të tyre, duke sjellë kështu Italinë në përputhje me vendet e tjera evropiane. Aktualisht, fëmijët e lindur në Itali nga prindër të huaj mund të aplikojnë për marrjen e nënshtetësisë pas moshës 18 vjeç.