Khloé Kardashian ka hequr dorë nga Photoshopi!
Gjatë episodit të fundit të podkastit të saj, Khloé in Wonderland, ylli i Kardashians, zbuloi se ishte një kohë kur ajo “nuk guxonte të postonte një foto pa përdorur shumë Photoshop”.
Në këtë episod, bashkëthemeluesja e “Good American” iu drejtua thashethemeve dhe pretendimeve të ndryshme rreth familjes së saj të famshme, duke përfshirë edhe faktin se ajo “i bën Photoshop çdo fotografi” që poston.
“Më duket sikur ka pasur një kohë kur të gjithë ishim të zhytur në këtë stil jetese me filtra dhe nuk mund ta shihnim veten pa një filtër. Dhe patjetër ka ditë kur them, uf, më duhet një filtër. Nuk ndihem mirë me veten. Por jam në video. Dhe më pëlqen vetja më shumë në video sesa në fotografi”, tha ajo.
Kardashian më pas rrëfeu se duket si një “personazh vizatimor” në fotot e saj të vjetra “dhe është poshtëruese që mendova se ishte një version i vetes”.
Komente
