Kiara i paska lënë një 'shije të keqe' Ermionës: Ti dhe Olta jeni e njëta kategori

1 Mars 2023, 22:48| Përditesimi: 1 Mars 2023, 22:51

  • Share

Ermiona Lekbello ka reaguar sërish pas përjashtimit të saj nga “Big Brother Vip” mëngjesin e sotëm. Ish-miss-i me anë të një postimi tjetër në Instagram, ka falenderuar të gjithë ata që ia bënë më të bukur dhe të lehtë qëndrimin e saj në shtëpi. Lekbello i kërkoi ndjesë edhe adhuruesve të saj, për shkak se doli nga “BBV”, duke u shprehur që nuk mund të qëndronte më me hienat. Sipas Ermionës në këtë grup nuk bënin pjesë vetëm Luizi, Kristi dhe Keisi, ndërsa pjesa tjetër përfshirë edhe Kiarën i cilësoi hiena.

“Falenderoj të gjithë ju me zemër që më mbështetët gjatë qëndrimit tim në shtëpinë e BBV2. Nje falenderim i veçante i shkon Luizit, që më ndejti afër dhe më përkrahu në këtë rrugëtim .

Luizi u mundua gjatë gjithë natës të më ndalonte për të mos dalë jashtë nga shtëpia, por ishte i pamundur qëndrimi në atë shtëpi të rrethuar me hiena, duke përjashtuar Kristin dhe Kejsin që dhe ata i dua fort .

"Me vjen keq që nuk jua plotësova dëshirën për të qëndruar deri në fund, por duke qenë e vërtetë nuk mund të duroja hipokrizitë, fallcitetin, kinematë dhe teatrin e kukllave 2 lekshe. Sot ma keni mbushur shpirtin me shumë dashuri. Ju dua shumë! Aman se vdiqëm!,”-shkruhet në postimin e plotë të Ermionës.

F.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ELENA: 02/03/2023 21:35

    edhe mua keshtu me duket fiks ja ke gjet i pelqeka vetja shume kiarites po me vjen keq per ate luizin ishalla nuk i kane zene syte lesh.

    Përgjigju
  • Esi: 02/03/2023 09:22

    I drejti nuk fiton dhe nuk ka per te fituar kurre,sepse eshte koha padrejtesise,maskarallëkut,flliqesise,hipokrizisë,per hir te parave njerëzit jane kthyer ne kafshe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?