Sport

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

24 Nëntor 2024, 11:43| Përditesimi: 24 Nëntor 2024, 11:45

  • Share

Skandal në turneun e kikboksit që u mbajt në Cetinjë të Malit të Zi.

Arbitri në ring Fegja Trbonja goditi me trofe në fytyrë trajnerin e kikboksierit nga Kosova, Nart Mehmeti. Shkak u bë futja në ring e tij duke shprehur pakënaqësinë dhe bërë me gjeste në drejtim të trajnerit të kikboksierit nga Mali i Zi.

Sigurimi më pas ndërhyri dhe e përcolli nga arena trajnerin kosovar dhe kikboksierin e tij. E gjithë ngjarja është filmuar dhe është bërë virale në rrjetet sociale.

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?