Luftëtarët e njësisë speciale ‘Karlson’ ngritën flamurin ukrainas në bregun e majtë të rajonit Kherson. Kjo u bë e ditur nga forcat e armatosura ukrainase, siç raporton Ukrinform, pasi ushtria e Kievit më 15 nëntor kishte çliruar qytetin Kherson në bregun e djathtë të Dnipro.
Flamuri i Ukrainës ishte varur në një vinç. Ndonëse është çliruar, rajoni u bombardua 28 herë në 24 orët e fundit. Ndërkohë beteja është zhvendosur në Bakhmut, Soldear dhe Donetsk.
“Ndërsa në Bakhmut dhe Soldear, në Donetsk, janë situatat më të nxehta dhe më të dhimbshme", tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Ukraina e ka humbur kontrollin për korrjen e grurit dhe drithë në disa zona të saj. NASA bën me dije se nga kjo arsye, Rusia ka korrur rreth 1 miliard dollarë grurë ukrainas këtë vit. Sipas programi ushqimor të agjencisë amerikane të hapësirës, NASA, u korrën 5.8 milion ton drithë në fushat e Ukrainës, të cilat nuk janë nën kontrollin e Ukrainës. Ukraina nuk përfiton nga korrja e grurit, pasi 22% e fushës është e “pushtuar” nga forcat ruse, duke filluar që nga data 24 shkurt e fillimit të pushtimit rus mbi territoret ukrainase.
Ukraina nuk planifikon dorëzimin ndaj Rusisë dhe as Rusia nuk po tërhiqet nga lufta, madje pritet që vendet të riarmatosen. Agjencitë e inteligjencës amerikane presin qe luftimet në Ukrainë të ngadalësohen gjatë muajve të ardhshëm, ndërsa theksojnë se nuk Ukrainës nuk i është zbehur vullneti për të luftuar, pavarësisht goditjeve në rrjetin elektrik dhe infrastrukturën energjitike.
Presidenti rus Vladimir Putin nuk është i sinqertë lidhur me mundësinë për bisedimet e paqes me Ukrainën në këtë kohë, tha Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland të shtunën pas takimit me Presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas në Kiev. Diplomatja e lartë amerikane vizitoi Ukrainën për të shprehur mbështetje në një kohë kur Rusia po përpiqet të shkatërrojë infrastrukturën energjetike të vendit.
Luftimet në Ukrainë janë ngadalësuar dhe kjo ka të ngjarë të vazhdojë në muajt e ardhshëm të dimrit, besojnë agjencitë e inteligjencës amerikane. Nuk ka të dhëna se ka zbehje të rezistencës nga ana e forcave ukrainase, tha drejtoresha e inteligjencës amerikane, Avril Haines. Ajo tha se të dyja palët po tentojnë të “riparohen, rifurnizohen dhe rindërtohen” për çdo kundërsulm në pranverë.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar deklaroi se mbështetja publike ruse për "operacionin special ushtarak" "po bie ndjeshëm", duke përmendur sondazhet e fundit. Në përditësimin e saj të përditshëm të inteligjencës, ministria tha se sipas një media të pavarur ruse, 55% e rusëve favorizojnë bisedimet e paqes me Ukrainën dhe vetëm 25% pretendojnë se mbështesin konfliktin.
Ambasadori gjerman në Britaninë e Madhe, Miguel Berger, deklaroi se pret "një tjetër valë" refugjatësh ukrainas "në javët e ardhshme", pasi temperaturat e ulëta po godasin vendin. Qindra mijëra refugjatë ukrainas kanë ikur në Gjermani që nga fillimi i luftës.
Forcat ruse kanë sulmuar lindjen dhe jugun e Ukrainës. Serhii Cherevatyi, zëdhënës i Grupit Lindor të forcave të armatosura të vendit, tha se trupat ukrainase po mbaheshin në Bakhmut, duke e përshkruar situatën si "shumë të vështirë, por nën kontroll". Ndërsa një civil në Kherson u vra dhe dy u plagosën, por u sulmuan edhe dy qyetet e tjera si Zaporizhzhia dhe Dnipropetrovsk.
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen deklaroi se furnizimi me energji në botë është i kufizuar për shkak të luftës agresive të Rusisë, e cila theksoi se Rusia kishte ndërprerë 80% të furnizimit me gaz në Evropë në vetëm 8 muaj, raportojnë mediat e huaja.
“Por ne ishim në gjendje ta kompensojmë atë. Në këta tetë muaj, jo vetëm që nuk ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në Evropë, por kemi arritur të mbushim edhe deponimet tona të gazit me rreth 96%. Jemi të sigurt për dimër. Por kjo vjen me koston e çmimeve më të larta të energjisë. Dhe e gjithë kjo ndikon në konkurrencën e shumë industrive evropiane, veçanërisht të sektorëve me energji intensive të ekonomisë sonë”, tha ajo.
Von der Leyen gjithashtu theksoi se Evropa dhe SHBA-ja mund të arrijnë shumë gjëra nëse bashkojnë forcat e tyre për të ndihmuar Ukrainën në nëntë muajt e fundit.
“Në vend të kësaj, shikoni se çfarë mund të arrijnë SHBA-ja dhe Evropa nëse bashkojmë forcat. Merrni Ukrainën. Merrni parasysh ndikimin masiv të sanksioneve tona. Mendoni se sa mbështetje kemi mobilizuar, nga vendet tona dhe nga bota, për të ndihmuar Ukrainën në nëntë muajt e fundit”, tha ajo.
Qyteti lindor i Bakhmut është bërë një objektiv kryesor për trupat ruse, tha të dielën një zyrtar ushtarak ukrainas.
Serhii Cherevatyi, zëdhënës i Grupit Lindor të forcave të armatosura të vendit, tha se trupat ukrainase po mbaheshin në Bakhmut, duke e përshkruar situatën si "shumë të vështirë, por nën kontroll".
Njësitë ruse dukej se kishin bërë përparime në qytet disa ditë më parë, megjithëse ato gjithashtu dukeshin se po merrnin viktima të rënda.
“Bakhmut është bërë objektivi numër një për ushtrinë pushtuese në mënyrë që të depërtojë mbrojtjen tonë, për të arritur në drejtimin e Pokrovsk, Sloviansk, Kramatorsk, për të demonstruar të paktën njëfarë suksesi të njësive të tyre drejtpërdrejt në fushën e betejës”, tha Cherevatyi.
Ndërkohë në rajonin Kherson, kreu i administratës ushtarake rajonale Yaroslav Yanushevych tha se forcat ruse kanë bombarduar edhe një herë zonat e banuara.
Kjo përfshinte sulme ndaj ndërtesave private të apartamenteve dhe infrastrukturës tjetër civile, sipas Yanushevych.
Një civil në Kherson u vra dhe dy u plagosën të shtunën, tha ai, raportojnë mediat e huaja.
Zyrtarët ukrainas thonë se Rusia la një numër të madh mina, tela dhe objekte të tjera të rrezikshme në të gjithë rajonin e Khersonit, ndërsa Policia Kombëtare raportoi se ka sekuestruar 4,200 pajisje shpërthyese dhe ka shkatërruar 1,250 të tjera.
Në qytetin Kherson, ekuipazhet kanë rikthyer furnizimin me energji elektrike, me rreth 75% të komunitetit që ka fituar akses në energji që nga mëngjesi i së dielës, sipas administratës ushtarake rajonale.
Oleksandr Starukh, kreu i administratës ushtarake rajonale të Zaporizhzhia, tha se disa sulme u raportuan në një fshat atje. Sulmet nuk shkaktuan viktima, ato thyen xhamat dhe dëmtuan çatitë e shtëpive dhe linjat e energjisë u dëmtuan.
Në rajonin e afërt të Dnipropetrovsk, zyrtarët raportuan bombardime pranë qytetit të Nikopol, tha Valentyn Reznichenko, kreu i administratës ushtarake të rajonit.
“Rusët bombarduan 10 herë qytete dhe fshatra paqësore me ‘Grad’ dhe artileri të rëndë”, tha ai, duke shtuar se askush nuk u lëndua.
Në një komunitet, shtëpitë, garazhet dhe linjat e energjisë u dëmtuan, tha ai. Skenat e granatimeve në zona të tjera janë duke u inspektuar dhe detajet e sulmeve janë duke u sqaruar, shtoi ai.
Ambasadori gjerman në Britaninë e Madhe, Miguel Berger, deklaroi se pret "një tjetër valë" refugjatësh ukrainas "në javët e ardhshme", pasi temperaturat e ulëta po godasin vendin.
Në një progam ai deklaroi: "Putini vazhdon të terrorizojë popullatën civile dhe ne jemi shumë të shqetësuar për këtë, sepse këto sulme në infrastrukturën energjetike nënkuptojnë se shumë njerëz në temperatura të ulëta mund të detyrohen të largohen nga Ukraina. Pra, ne presim një valë tjetër refugjatësh në javët e ardhshme".
Qindra mijëra refugjatë ukrainas kanë ikur në Gjermani që nga fillimi i luftës.
Përsa i përket diplomacisë, ai tha se Gjermania nuk sheh një ndryshim thelbësor në pozicionin rus dhe se ai "nuk është ende optimist" për negociatat midis Moskës dhe Kievit.
Ai gjithashtu tha se ata nuk shikojnë një ndryshim thelbësor në pozicionin rus.
"Ne nuk shohim një ndryshim thelbësor në pozicionin rus. Jo, ne nuk shohim për një të ardhme të parashikueshme një gatishmëri për t'u përfshirë në një zgjidhje diplomatike në bisedë”, tha Berger.
Ukrainë, foto ilustruese
Ukraina akuzon Rusinë se ka përdorur armë kimike në zonën lindore të shtetit. Ka qenë marina ukrainase që ka reagur për këtë çështje përmes një njoftimi në facebook dhe ka thënë se Rusia ka lëshuar nga dronët, granata me kloropicirin, por e ka pasur të pamundur ta verifikojë. Megjithatë, marina tha se trupat ukrainase kanë përdorur mbrojtje kimike për sigurinë e vendit nga kjo lëndë helmuese.
Media e huaj, Politico, në fillim të nëntorit kishte raportuar se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, kishte shprehur frikën se Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë, nëse trupat e saj do të përballen me humbje në fushëbetejë. Madje edhe Biden i ka bërë thirrje Rusisë për mospërdorimin e këtyre armëve, krejtësisht të ndaluara.
Sipas të njëjtit raportim, SHBA-ja kishte thënë se nëse Rusia përdor armët kimike, Ukraina do ketë mbështetje.
Kloropicirini – që ishte zhvilluar si helm me gaz gjatë Luftës së Parë Botërore – thuhet se u shpërnda duke përdorur granata të llojit K-51.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar deklaroi se mbështetja publike ruse për "operacionin special ushtarak" "po bie ndjeshëm", duke përmendur sondazhet e fundit.
Në përditësimin e saj të përditshëm të inteligjencës, ministria tha se sipas një media të pavarur ruse, 55% e rusëve favorizojnë bisedimet e paqes me Ukrainën dhe vetëm 25% pretendojnë se mbështesin konfliktin, raportojnë mediat e huaja.
Media pretendoi se kishte akses në të dhënat e mbledhura nga Shërbimi Federal Mbrojtës i Rusisë për përdorim të brendshëm.
Ministria shtoi se pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve ruse për të kontrolluar informacionin, konflikti është bërë "gjithnjë e më i paprekshëm për shumë rusë që nga 'mobilizimi i pjesshëm' i shtatorit 2022".
Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin e pjesshëm, i pari i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore, në shtator.
Ministria arriti në përfundimin se mbajtja e miratimit të heshtur të luftës do të jetë gjithnjë e më e vështirë për Kremlinin.
Luftimet në Ukrainë janë ngadalësuar dhe kjo ka të ngjarë të vazhdojë në muajt e ardhshëm të dimrit, besojnë agjencitë e inteligjencës amerikane.
Megjithatë, nuk ka të dhëna se ka zbehje të rezistencës nga ana e forcave ukrainase, tha drejtoresha e inteligjencës amerikane, Avril Haines.
Ajo tha se të dyja palët po tentojnë të “riparohen, rifurnizohen dhe rindërtohen” për çdo kundërsulm në pranverë.
Ky njoftim vjen pas sulmeve ruse ndaj infrastrukturës kritike të energjisë së Ukrainës.
Lufta në Ukrainë tashmë është në muajin e nëntë, por Rusia ka humbur mbi gjysmën e tokës që pushtoi.
Haines tha gjatë një forumi të mbrojtjes në Kaliforni se shumica e luftimeve aktualisht po zhvillohen përreth Bahmutit në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut.
Ajo tha se luftimet janë ngadalësuar pas tërheqjes së trupave ruse nga perëndimi i rajonit të Hersonit muajin e kaluar.
“Po shohim një ritëm të reduktuar në konflikt… ne presim që kjo të ketë të ngjarë të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm”, tha ajo.
Luftimet në Ukrainë janë ngadalësuar dhe kjo ka të ngjarë të vazhdojë në muajt e ardhshëm të dimrit, besojnë agjencitë e inteligjencës amerikane.
Megjithatë, nuk ka të dhëna se ka zbehje të rezistencës nga ana e forcave ukrainase, tha drejtoresha e inteligjencës amerikane, Avril Haines.
Ajo tha se të dyja palët po tentojnë të “riparohen, rifurnizohen dhe rindërtohen” për çdo kundërsulm në pranverë.
Ky njoftim vjen pas sulmeve ruse ndaj infrastrukturës kritike të energjisë së Ukrainës.
Lufta në Ukrainë tashmë është në muajin e nëntë, por Rusia ka humbur mbi gjysmën e tokës që pushtoi.
Haines tha gjatë një forumi të mbrojtjes në Kaliforni se shumica e luftimeve aktualisht po zhvillohen përreth Bahmutit në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut.
Ajo tha se luftimet janë ngadalësuar pas tërheqjes së trupave ruse nga perëndimi i rajonit të Hersonit muajin e kaluar.
“Po shohim një ritëm të reduktuar në konflikt… ne presim që kjo të ketë të ngjarë të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm”, tha ajo.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Moska është goditur me sanksione të ashpra nga Perëndimi, ndërkaq Kievi po furnizohet vazhdimisht me armatime, me qëllim që të përballet me trupat ruse./REL.
Andrei Epov i dërgon pasagjerët me autobus në fshatin e vogël të Siberisë, Bukaçaça, nga qyteti më i afërt i madh, Çita.
Fshati me 1.200 banorë në Zabaikallski Krai – Lindja e Largët e Rusisë – është i vështirë për t’u arritur dhe, sipas banorëve lokalë, një vend edhe më i vështirë për jetesë.
Lufta e Rusisë në Ukrainë, e cila ka nisur në shkurt dhe vazhdon ende, i ka shtuar edhe më shumë problemet për ta.
Një përqindje e konsiderueshme e burrave të moshës ushtarake janë përfshirë në mobilizimin mbarëkombëtar për luftë, që presidenti rus, Vladimir Putin, ka shpallur në shtator.
“Autoritetet kanë harruar për Bukaçaçën. Atyre u ka rënë në mend për të vetëm tani, gjatë mobilizimit”, thotë Epov.
Shërbimi Siberia.Realities i Radios Evropa e Lirë ka udhëtuar për të parë drejtpërdrejt ndikimin e luftës dhe të mobilizimit në fshatrat e largët, si Bukaçaça, ku fabrikat e epokës sovjetike ka kohë që janë mbyllur, ndërsa perspektivat për të rinjtë lidhen kryesisht me minierat e qymyrit.
Epov bën një krahasim midis Bukaçaçës dhe qytetit lindor të Ukrainës, Mariupol, i cili është kapur nga forcat ruse pas një rrethimi brutal që ka zgjatur me muaj.
“[Jeta] në Bukaçaça është sikur pas një lufte. Ka vetëm një dallim: Ata do ta rindërtojnë Mariupolin, ndërsa ne kemi jetuar dhe do të vazhdojmë të jetojmë në gërmadha”, thotë Epov.
Në javët e para pas shpalljes së mobilizimit ushtarak, në Bukaçaça ka dalë lajmi se një banor lokal, që u ka shpërndarë ujë banorëve të tjerë të fshatit, është rekrutuar për luftë në Ukrainë.
Kjo është konfirmuar nga Viktor Nadelyayev, një zyrtar lokal, i cili ka thënë për portalin e lajmeve Chita.ru se “shoferët që kemi pasur, i kanë marrë” gjatë mobilizimit.
Kjo ka bërë që shumë banorë në Bukaçaça, e sidomos të moshuar, të detyrohen t’i mbushin kovat me ujë në një pus dhe t’i bartin ato disa kilometra, deri në shtëpi.
“Është dimër dhe nuk kemi pastrues rrugësh. Është akull. Nuk është e lehtë t’i bartësh kovat”, thotë Natalya, e cila nuk dëshiron të identifikohet me mbiemër.
Ajo thotë se autoritetet kanë bërë përpjekje të gjejnë zëvendësues, por, sipas saj, kandidatët kanë qenë ose alkoolistë, ose pensionistë.
“Ju mund të negocioni me individë privatë dhe ata do t’ju sjellin ujë – 150 rubla [2.50 dollarë] për fuçi. Por, ku t’i gjejmë këto para…”, thotë Natalya, e cila ka punuar në një dyqan lokal, përpara se të dilte në pension.
Natalya thotë se vajza e saj dhe nipi jetojnë në qytetin Çernishevsk, rreth 50 kilometra në jug të Bukaçaçës, dhe se ka frikë se ai do të dërgohet për të luftuar në Ukrainë.
“Ai ka pasur dy shokë klase që kanë vdekur në Ukrainë. Njëri është varrosur së voni. Ka qenë rekrut”, thotë Natalya.
Ndryshe nga burrat rusë, të regjistruar për mobilizim, autoritetet ruse janë zotuar se nuk do të dërgojnë rekrutë të rinj për të luftuar në Ukrainë.
Por, Natalya thotë se “këto janë vetëm fjalë”. “Ata po i dërgojnë”, thotë ajo.
Irina, një banore tjetër në Bukaçaça, thotë se djali i saj 27-vjeçar, Gera, ka qenë duke nxjerrë qymyr kur ka marrë njoftimin për rekrutim.
“Ashtu si gjithë të tjerët, edhe atë e kanë marrë nga shtëpia, e kanë futur në autobus dhe e kanë larguar”, thotë Irina.
Irina thotë se djali i saj tani është i vendosur në qytetin jugor rus, Rostov-on-Don, dhe “transporton pajisje prej atje” në anën tjetër të kufirit ukrainas, rreth 200 kilometra larg.
“Ai ka qenë neutral sa i përket temës së luftës, por kur i kam sugjeruar që të përpiqet të shpëtojë nga mobilizimi, ka refuzuar. Më ka thënë se nëse e thërret atdheu, ai do të luftojë. Nuk kam bërë më përpjekje që ta bind”, rrëfen Irina.
“Fshati nuk do të ketë bukë”
Në mesin e atyre që nuk janë kthyer nga lufta në Ukrainë, është pronari i një furre të bukës në Bukaçaça.
Disa vite më parë, Vladislav Akhmadulin ka marrë furrën nga nëna e tij, Tatyana Akhmadulina, dhe babai i tij, i cili e ka hapur atë rreth dy dekada më parë.
“Gatimi është puna e jetës sime”, thotë Akhmadulina.
“Por, së shpejti, mund të detyrohem ta mbyll furrën e bukës. Fshati nuk do të ketë bukë. Fizikisht, është e vështirë për mua dhe nuk dihet nëse djali im do të kthehet nga Ukraina”, thotë ajo.
Nëse mbyllet kjo furrë buke, fshati nuk do të ketë bukë. Djali i saj është mobilizuar në fund të shtatorit.
Akhmadulina thotë se ai – pasi ka shërbyer më herët në ushtri – e ka ndjerë se është detyrë e tij që të rekrutohet për luftë.
“Për mendimin tim, nuk është detyrë, por frikë se si do t’ju shohin fqinjët nëse refuzoni”, thotë Akhmadulina.
“Tani jam penduar që e kam dëgjuar. Nuk është dashur. Megjithatë, do të përpiqem ta kthej. Do t’i shkruaj prokurorisë. Kam frikë, sigurisht. Kam frikë për djalin tim”, shprehet ajo.
Akhmadulina tregon se djali i saj i ka blerë vetë edhe furnizimet për dislokim.
Nadezhda dhe Nikolai Ogarkov janë, po ashtu, banorë të Bukaçaçës. Ata janë takuar në një fabrikë të metaleve – tashmë të mbyllur – dhe që atëherë janë bashkë.
“Në fund të tetorit kemi festuar 50 vjet bashkë”, thotë Nadezhda.
Ata thonë se nipi i tyre 24-vjeçar, Aleksandr Ogarkov, ka punuar në kompaninë lokale të minierave të qymyrit deri në verën e kaluar, por se puna aty ka qenë “shumë e keqe” dhe e ka detyruar të shkojë në Vlladivostok, ku ka kryer shërbimin ushtarak.
“Ai është mobilizuar atje”, thotë Nikolai.
“Nuk na ka thënë asgjë për këtë. Ka thirrur njëherë, ka thënë se do ta çojnë në Ukrainë. Ka kaluar një javë në stërvitje dhe kaq. Ka një muaj që është në luftë”, thotë ai.
Në Bukaçaça ndodhen dy varreza. Andrei, një pensionist lokal, tregon se në njërën prej tyre gjendet një memorial për ushtarët japonezë, të varrosur atje.
Rreth dy dekada më parë, thotë Andrei, pasardhësit e tyre kanë ardhur për t’i riatdhesuar eshtrat.
“Ne i kemi zhvarrosur mbetjet dhe japonezët i kanë marrë në shtëpi. Jemi paguar me dollarë për punën tonë në atë kohë”, kujton Andrei.
Varreza tjetër në Bukaçaça është mbushur me shpejtësi, thotë Andrei, edhe para se Putin të niste pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në muajin shkurt.
“Për shkak të minierave të qymyrit në zonën tonë, vendi nuk është për jetesë. Po ngordhim si miza, edhe pa luftë”, thotë Andrei.
“Dhe, së shpejti, do të na duhet t’i varrosim të rinjtë – ata që do të sillen nga Ukraina. Shikoni, kanë përgatitur tashmë një copë toke për varrime të reja”, thotë Andrei, duke ngritur dorën kah disa varre të mbuluara me borë./REL.
Presidenti rus Vladimir Putin nuk është i sinqertë lidhur me mundësinë për bisedimet e paqes me Ukrainën në këtë kohë, tha Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland të shtunën pas takimit me Presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas në Kiev.
Diplomatja e lartë amerikane vizitoi Ukrainën për të shprehur mbështetje në një kohë kur Rusia po përpiqet të shkatërrojë infrastrukturën energjetike të vendit, raportojnë mediat e huaja.
"Diplomacia është padyshim objektivi i të gjithëve, por duhet të kesh një partner të gatshëm për bisdedime. Dhe është shumë e qartë, duke pasur parasysh sulmet ndaj rrjetit energjetik, apo retorikën e Kremlinit dhe në përgjithësi qëndrimet e Moskës, se Putini nuk është i sinqertë apo i gatshëm për një gjë të tillë", tha ajo.
Presidenti amerikan Joe Biden tha të enjten se ishte i gatshëm të fliste me presidentin Putin nëse udhëheqësi tregonte se ishte i interesuar t'i jepte fund luftës. Por Kremlini tha se Perëndimi duhet të njohë aneksimin nga Moska të katër rajoneve të Ukrainës.
“Putini e ka çuar këtë luftë në një nivel barbare, i cili ka shkatërruar energjinë elektrike dhe ndërprerjen e ujit, arsyeja pse po e bën këtë është se ai nuk po arrin dot të fitojë në fushën e betejës”, tha Nuland.
Nuland tha se ky reagim nga Rusia, tregoi "se ata nuk janë seriozë". Zëvendës Sekretarja e Shtetit u takua gjithashtu me kreun e zyrës së Presidentit Zelenskiy, Andriy Yermak, i cili falenderoi Uashingtonin për ndihmën prej miliarda dollarësh që i ka dhënë Ukrainës.
"Fitorja e Ukrainës, për të cilën jemi të sigurt, do të jetë fitorja jonë e përbashkët," u citua ai t'i thoshte zonjën Nuland.
Ukraina nuk planifikon dorëzimin ndaj Rusisë dhe as Rusia nuk po tërhiqet nga lufta, madje pritet që vendet të riarmatosen. Agjencitë e inteligjencës amerikane presin qe luftimet në Ukrainë të ngadalësohen gjatë muajve të ardhshëm, ndërsa theksojnë se nuk Ukrainës nuk i është zbehur vullneti për të luftuar, pavarësisht goditjeve në rrjetin elektrik dhe infrastrukturën energjitike.
Kujtojmë se, shumë shtete të botës e kanë ndihmuar Ukrainës për të riparuar dëmet ë luftës, sidomos në infrastrukturë dhe në sistemin energjitik.
“Ne po shohim tashmë një lloj rënie në shkallën e luftimeve dhe ne presim që ndoshta do të vazhdojmë të shohim të njëjtën gjë në muajt e ardhshëm,” tha Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, DNI ) Avril Haynes.
Ai tha se gjithashtu se Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë planifikuar të riarmatosen dhe të vazhdojnë luftën më të fortë se kurrë, sipas tij.
. “Në fakt, ne jemi mjaft skeptikë nëse dhe në çfarë mase rusët do të jenë apo nuk do të jenë të gatshëm për kundërsulm. Unë jam më optimist për ukrainasit në këtë hark kohor”, tha ai.
I pyetur për sulmet e vazhdueshme ruse në rrjetin elektrik dhe infrastrukturën tjetër politike, DNI Haynes tha se qëllimi i Moskës është të thyejë pjesërisht vullnetin e ukrainasve për të luftuar. Ai shtoi se Rusia duket se synon të zvogëlojë vullnetin e Ukrainës për të vazhduar luftën, duke pranuar se ekonomia ukrainase po merr një goditje të rëndë. Por gjithashtu, Rusia sipas tij, pjesë të planit të saj ka edhe zbehjen e vullnetit të ushatrëve rus.
Ukraina e ka humbur kontrollin për korrjen e grurit dhe drithë në disa zona të saj. NASA bën me dije se nga kjo arsye, Rusia ka korrur rreth 1 miliard dollarë grurë ukrainas këtë vit.
Sipas programi ushqimor të agjencisë amerikane të hapësirës, NASA, u korrën 5.8 milion ton drithë në fushat e Ukrainës, të cilat nuk janë nën kontrollin e Ukrainës. Këto imazhe, u pasqyruar edhe për mediat nga vëzhgimet satelitore. Në total, të korrat nga territori ukrainas këtë vit ishin rreth 26.6 milion ton grurë. Por, në krahasim me korrjet e vitit 2021, kjo korrje është më pak. Në vitin 2021 janë korrur 33 milionë tonë, është afër mesatares pesëvjeçare prej 27.9 milionë tonësh.
Ukraina nuk përfiton nga korrja e grurit, pasi 22% e fushës është e “pushtuar” nga forcat ruse, duke filluar që nga data 24 shkurt e fillimit të pushtimit rus mbi territoret ukrainase. Për këtë shkak, pjesa lindore e vendit është e kontrolluar nga Rusia, e cila prodhon grurë dhe drithë dhe të gjitha fitimet nga shitja i bën pjesë të fondit të vet.
Europa eshte e sigurt per kete dimer me e energji thote ajo , po mbas dimrit dhe te tjeret ne vijim si do tju veje halli ku do ta gjeni energjine apo nga djelli ?
PërgjigjuNe fakt Rusia nuk ka toka fare per prodhimin e grurit dhe ja vjedh Ukraines , cfare jane keto traplleqe qe shkruani se eshte turpi botes mashtroni njerezit dhe po e coni boten ne humnere . Perendimoret fajesojne Rusine per cdo gje por harrojne qe kane hapur liuftra shkaterrimtare ne gjithe boten dhe kur nuk ishte pjesemarrese Rusia keshtu qe de duket se fajtoret jane keta dhe me anen e mediave mashtrojne njerezit dhe askush nuk guxon te thote te verteten se e shkaterrojne mos quhet valle kjo demokraci apo eshte tirani moderne ?
Përgjigju