Kievi: Kemi filluar eksportimin e grurit tonë përmes porteve kroate

7 Shtator 2023, 14:56| Përditesimi: 7 Shtator 2023, 14:57

  • Share

1693498548_grure.jpg

Kievi ka filluar eksportin e grurit përmes porteve kroate, tha ministrja e ekonomisë së Ukrainës, Yulia Svyridenko, siç raporton media ukrainase Rbc-Ukraine. 

Svyridenko diskutoi eksportet e grurit me kryeministrin kroat, Andrij Plenkoviç, gjatë një takimi dypalësh në samitin e Nismës së Tre Deteve në Bukuresht. 

"Gruri ukrainas tashmë është eksportuar përmes porteve kroate. Megjithëse kjo rrugë tregtare është e njohur tashmë. Ne besojmë se kjo rrugë logjistike do të luajë një rol të rëndësishëm në tregtinë dypalëshe midis vendeve tona edhe pas luftës", tha Plenkoviç.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Blinken njofton paketën 1 mld dollarë për Ukrainën! Moska kundër SHBA për furnizimin e Kievit me municione uraniumi: Akt çnjerëzor


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?