Çdo armëpushim nënkupton të drejtën e Rusisë për të qëndruar në territoret e pushtuara. Kjo është krejtësisht e papranueshme. Ukraina ka të drejtë të lëvizë trupa dhe pajisje në territorin e saj siç e sheh të nevojshme.
Kështu u shpre këshilltari i presidencës ukrainase, Mykhailo Podolyak i cili nuk la pa përmendur edhe deklaratën e presidentit bjellorus, Alexandër Lukashenko i cili këtë mëngjes bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Moska: Ndaloni dominimin e SHBA-së, fokusohuni në Kinë dhe Indi! Presidenti bjellorus kërkon armëpushim me Ukrainën, Rusia nuk pranon
B.V/ReportTv.al