Sulme ruse në Kiev

Kievi përballet me një valë të re të sulmeve ruse

5 Shtator, 09:06| Përditesimi: 5 Shtator, 09:08

  • Share

KIEV - Mëngjesin e 5 shtatorit, autoritetet e qytetit urdhëruan banorët e Kievit që të mos largohen nga strehimoret, teksa Rusia kreu sulmet me dronë kundër kryeqytetit ukrainas.

Sulmet e Rusisë ndaj Kievit nisën gjatë natës.

“Ende janë disa dronë në hapësirën ajrore të kryeqytetit. Mos u largoni nga strehimoret”, paralajmëroi qytetarët kreu i Kievit, Vitaliy Klitschko.

“Alarmet për sulme ajrore po vazhdojnë. Mbrojtja ajrore po punon në kryeqytet. Qëndroni në strehimore derisa të ndalen alarmet”, këshilloi banorët kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko.

Ushtria ukrainase tha se edhe në disa rajone të tjera, përfshirë Çernihivin dhe Sumin, po sulmohen me dronë nga Rusia, shtet që nisi pushtimin e Ukrainës më 2022./ REL

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?