Këshilltari i ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Yuriy Sak, pas lajmit të vdekjes së Prigozhin ka reaguar duke thënë se tashmë në Rusi ka një terrorist më pak dhe më shumë stabilitet.
Ai tha se kjo ishte një shenjë tjetër për të treguar se Rusia po bëhet akoma edhe më shumë si një shtet i dështuar.
“Një terrorist më pak do të thotë më shumë stabilitet në Rusi. Është një tjetër shenjë se Rusia po bëhet një shtet i dështuar, i sunduar nga një terrorist që ka frikë nga populli i tij. Dhe nga këndvështrimi ynë, çdo gjë që e bën Rusinë vullnet të dobët, ju bën më të fortë”, tha Sak për emisionin Today të Radio 4.
Lajmi kryesor:
Putin thyen heshtjen për avionin e rrëzuar në Moskë ku besohet se vdiq Prigozhin: 'Ngushëllime!' Zelensky: E dimë kush fshihet pas! SHBA: Raketa u lëshua nga Rusia
S.S/ReportTv.al