Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se Moska po forcon grupimin e trupave të saj pranë Lyman dhe Bakhmut në rajonin lindor të Donetsk. Këtë e raporton The Kyiv Independent.
Shtabi i Përgjithshëm theksoi se forcat ruse vazhdojnë të përqendrojnë përpjekjet e tyre kryesore në operacionet sulmuese në drejtimet Kupiansk, Lyman, Bakhmut, Avdiivka dhe Novopavlivsk në Ukrainën lindore dhe verilindore.
“Megjithë humbjet e konsiderueshme”, Rusia nuk heq dorë nga synimi i saj për të pushtuar rajonet Donetsk dhe Lugansk.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ndërprerje të gjera pas sulmeve raketore ruse! Kievi: Negociatat me Moskën nuk diskutohen
G.MO/ReportTv.al