Vëllezërit Keta

Sport

Kikbox, Kalaja e Bashtovës pret në 14 gusht aktin e katërt të sagës 'Duel në themel'! Ferit Keta kundër holandezit Blikland

10 Gusht 2021, 18:56| Përditesimi: 10 Gusht 2021, 18:58

  • Share

Një titull botëror në kikboks dhe 7 duele të boksit profesionist dhe amator, spektakël, turizëm dhe sport në një nga sitet arkeologjike më mistike të vendit tonë. Kalaja e Bashtovës do të presë në 14 gusht aktin e katërt të sagës 'Duel në themel'.

Ish kampioni i botës ne kickbox, trajneri dhe promotori Ismail Keta ka zgjedhur sitin arkeologjik në zemër të Shqipërisë, vetëm pak km larg bregdetit të paeksploruar të Spillesë dhe Bashtovës, për sfidën e gjerdanit IKBF.

Në arenën që do të vendoset në qendër të kalasë ring, mbrëmja e madhe do të startojë në datën 14 gusht në orën 19:00 me disa duele interesante mes të cilëve boksierët shqiptarë Mikel Alliu, Ervin Keta, Arton Berisha, Lulzim Ismaili e Roxhers Muslia, ndërsa mbrëmja do të kulmojë me përballjen Ferit Keta kundër holandezit Guillermo Blikland ne 5 raunde ku 32-vjeçari nga Bulqiza do të kërkojë të sigurojë titullin më prestigjioz në karrierën e tij të suksesshme, por këtë herë jo në boks por në një disiplinë edhe më impenjuese si kikboksi.

Një tjetër surprizë interesante është edhe prezantimi i superduelit nga një prej zërave më interesantë të arenës së boksit. Amerikani Mike Martham do të zbarkojë në Shqipëri vetëm pak orë përpara sfidës ku do te jenë te pranishëm rreth 4 mijë spektatorë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?