Kikia: Çfarë trishtimi! Librat në Bibliotekën Kombëtare nëpër arka bananesh

19 Mars, 20:35| Përditesimi: 19 Mars, 20:49

  • Share

Çfarë trishtimi…

Kjo është Biblioteka Kombëtare.

Salla e katit 1 (jo ai gjysme nëntokësori) ngjan sot me një magazine te madhe, mbushur plot me arka bananesh. Nuk kane banane brenda, as nga ajo gjeja e bardhe qe kane ato bananet kur vijnë nga Ekuadori.

Kane libra, po po libra!

Pasi janë mbushur raftet, magazina, korridoret, thasët, çdo cep i mundshëm, librat janë futur edhe neper arka bananesh, që janë vendosur edhe ne atë qe dikur ka qenë sallë leximi për shtypin dhe salla e skedarëve dhe shërbimit.

E kanë fshehur këtë gjendje nga sytë e publikut drejtuesit për vite me radhe, njëri pas tjetrit, derisa e vërteta ka dalë vetë në dritare e po bërtet.

Ajo qe ka mbetur ende nga Biblioteka Kombëtare është Salla Shkencore një kat me lart, ku parketi është gjysme i kalbur dhe karriget të ngelin në dore nëse i lëviz nga vendi.

Nuk ka ngelur me asnjë institucion kulturor funksional, me mbiemrin Kombëtar.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?