Kikia: Lërini lloqet! Merrni përgjegjësitë për këtë vend

2 Korrik 2019, 18:36| Përditesimi: 2 Korrik 2019, 18:39

  • Share

Jo tre palë zgjedhje në një ditë, jo rreziku amerikan për Shqipërinë, jo kolonizatori Xhorxh Soros... Përse u dashka votuar në 13 tetor, me të njëjtin kod, me të njëtat mekanizma deformuese? 
Askush nuk fitoi në 30 qershor. Të gjithë humbëm.

Askush nuk duhet të festojë, aq më pak ata që “fituan”. Qeveria nuk mund të rrëzohet me molotov, flakë dhe tym.  Bëni reformimin tërësor të sistemit zgjedhor, çlironi konkurrencën nga listat e mbylluar të biznesit politik, çlironi votën nga prangat e parasë dhe shantazhit.

Prokuroria të fshijë sa më parë tymin nga dosja e Dibrës. Pastaj ftojini shqiptarët të votojnë. Shqiptarë, lëreni tifozerinë politike, por ushtroni sa më shumë presion që të ndodhin këto gjëra.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?