Gazetari Mentor Kikia ka komentuar ditën e sotme rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve gjatë procesit të numërimit që vijon ende në të gjitha zonat e vendit.
Kikia ka thënë për Report Tv se Partia Socialiste ka fituar thellë në këto zgjedhje dhe nga ana tjetër ka thënë se opozita do duhet të mbyllet në shtëpi dhe të reflektojë.
Më tej Kikia tha, se humbësi duhet të pranojë zgjedhjet dhe, sipas tij, opozita ka nevojë të rithemelohet.
“Nga ajo që artikuloi deri tani ai e la të hapur dhe besoj që do të ndjekë të njëjtën rrugë, tani nuk ka asnjë shans që trendi i votave të mund të ndryshojë. Rezultati i zgjedhjeve pritet të shtojë fitoren e PS. Opozita i ka humbur zgjedhjet shumë thellë, opozita është në të drejtën e saj që çdo parregullsi që ka dokumentuar, apo çdo histori problematike që ka denoncuar, ta ndjekë dhe kjo i shërben jo vetëm opozitës, por i shërben rritjes së standardit të zgjedhjeve. Nëse këto denoncime nuk cenojnë thelbësisht rezultatin e zgjedhjeve, por ka arsye të tjera për këtë rezultat të votës, duhet bërë ajo që duhet bërë në një sistem demokratik. Humbësi duhet të pranojë zgjedhjet dhe të shkojë në shtëpinë e tij dhe të kërkojë zgjidhje për të ardhmen. Opozita ka nevojë të rithemelohet.” - tha Mentor Kikia.
Komente
