Bota

Kili, një milion në shesh, 22 të vdekur dhe 26,000 të arrestuar që nga fillimi i protestave

15 Nëntor 2019, 11:21| Përditesimi: 15 Nëntor 2019, 11:28

  • Share

Më shumë se një milion njerëz u mblodhën në 'Piazza Italia' në kryeqytetin Santiago, në një ditë të re të mobilizimit kundër presidentit Piñera dhe politikave të tij neoliberale.

Forca të shumta policore u ndeshën me protestuesit të cilët i sulmuan me bomba molotov, gurë dhe mjetet të tjera të forta.

Demonstruesit dhe opozita kërkojnë dorëheqjen e presidentit dhe thirjen e një kuvendi i cili do të ndërtonte një Kushtetutë të re për vendin.

Kushtetuta kiliane daton që nga koha e diktaturës së Pinoçetit.

Më shumë se 26,000 protestues janë arrestuar në Kili që nga fillimi i protestës.

Protestat, të cilat shpërthyen më 18 tetor, kanë regjistruar deri më tani vdekjen e 22 protestuesve, të vrarë në përleshje me forcat e policisë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?