Bota

Kili, përleshje të reja para ndërtesës së qeverisë, digjen hotele dhe qendra tregtare

29 Tetor 2019, 09:26| Përditesimi: 29 Tetor 2019, 09:28

  • Share

Dhjetë ditë pas fillimit të protestave, rrugët e qendrës së kryeqytetit Santiago janë përsëri nën zjarr.

Protestuesit e dhunshëm i kanë vënë zjarrin disa hoteleve dhe qëndrave tregtare duke i plaçkitur.

Rrugët janë të bllokuara nga barrikadat dhe nuk kanë rreshtur përleshjet me policinë.

Presidenti Piñera shpalli gjendjen e jashtëzakonshme duke thënë se ‘vendi është në luftë’, por më vonë u detyruar ta tërheq.

Ai ka njoftuar riorganizim në qeveri dhe shkarkimin e tetë ministrave, masa këto të pamjaftueshme për protestuesit të cilët tani kërkojnë edhe largmin e presidentit.

Protestat që filllimisht nisën për të kundërshtuar rritjen e çmimit të biletave të metrosë, shpejt u shndërruan të dhunshme edhe për shkak të metodave brutale të përdorura nga policia.

Protestuesit akuzojnë këtë të fundit se ka ushtruar tortura dhe dhunë seksuale në dhomat e izolimit.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?