Bota

Kili tronditet nga një tërmet i fuqishëm (VIDEO)

29 Shtator 2019, 19:46| Përditesimi: 29 Shtator 2019, 20:06

  • Share

Kili është tronditur nga një tërmet  i fuqishëm i magnitudës 7.2 ballë pak minuta më parë.

 Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit të Paqësorit tha se tërmeti ishte vendosur 83 milje (134 km) në perëndim të Talcës në një thellësi prej 6.1 milje.

Kili, i vendosur në "Unazën e Zjarrit" të Paqësorit, ka një histori të gjatë të tërmeteve vdekjeprurëse, duke përfshirë një tërmet me madhësi 8.8  në 2010-ën në brigjet e jugut, i cili shkatërroi qytetet bregdetare.

Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare raporton një person në Constitucion duke thënë: "Lëvizje shumë e fortë".

Një person tjetër shkroi për tërmetin: "Ai u ndje i fortë dhe i zgjatur".

Kurse disa persona të tjerë kanë filmuar zyrën e tyre gjatë lëkundjeve të tërmetit, ku për çudi ata shikohen duke qeshur.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?