Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka zhvilluar një bashkëbisedim online me drejtues të komunitetit të diasporës shqiptare në SHBA. Lajmin e jep përmes një postimi vetë ambasada amerikane.
"Ambasadorja Kim pati kënaqësinë të takohej virtualisht me udhëheqës të komunitetit të diasporës shqiptaro-amerikane në fillim të kësaj jave. Ata diskutuan marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe përparimin e bërë në përparësitë e Ambasadës në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Ambasadorja përgëzoi anëtarët e diasporës për punën e tyre filantropike dhe i nxiti ata të vijojnë kontributet e tyre të rëndësishme për forcimin e Shqipërisë", thuhet në postimin e ambasadës amerikane.