Kryegjyshi Botëror Edmond Brahimaj dhe Ambasadori i Izraelit në Shqipëri Noah Gendler kanë shtruar një darkë iftari, ku e pranishme ishte edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim. Ambasadorja ka reaguar përmes një postimi në Twitter, ku thotë se për të ishte e veçantë të çelte iftarin me "miq të të gjitha besimeve".
"Faleminderit Baba Edmond Brahimaj dhe Ambasadorit Izraelit Noah Gendler për bashkë-pritjen e iftarit të mbrëmjes. Shumë e veçantë të çel iftarin me miqtë e të gjitha besimeve. Gëzuar Ramazanin!", shkruan Yuri Kim.
Pas një muaji sakrificash dhe agjërimi, besimtarët myslimanë festojnë këtë të enjte Fitër Bajramin. Ndryshe nga viti i kaluar, ku falja e mëngjesit u krye vetëm nëpër xhami për shkak të kushteve të COVID-19, këtë herë falja do të kryhet në sheshet kryesore të qyteteve. Në Tiranë, ky ritual do të kryhet në sheshin 'Skënderbej', siç ka ndodhur prej vitesh.