Kim Jong Un ekzekuton 30 zyrtarë, pas përmbytjeve që shkaktuan 4 mijë viktima

4 Shtator, 14:11| Përditesimi: 4 Shtator, 14:22

  • Share

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un urdhëroi ekzekutimin e 30 zyrtarëve për dështimin për të parandaluar përmbytjet masive dhe rrëshqitjet e tokës në verë, që shkaktuan vdekjen e rreth 4 000 personave dhe zhvendosjen e më shumë se 15 mijë të tjerëve, sipas medias koreano-jugore, shkruan sot 'The New York Post'.

Një zyrtar tha se ”rreth 30 drejtues qeveritarë në Korenë e Veriut ishin akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre, me shtetin që i dënoi ata me vdekje

”Rreth 30 kuadro në zonën e goditur nga përmbytjet u ekzekutuan në të njëjtën kohë, në fund të muajit të kaluar”, tha ky zyrtar për median.

Raportet e ekzekutimeve nuk janë verifikuar nga medie të pavarura. Zyrtarët që u ekzekutuan nuk u identifikuan, por raporti vuri në dukje se, sekretari i Komitetit të Partisë të Chagangut që nga viti 2019, ishte ndër udhëheqësit e shkarkuar nga Kim, në një takim urgjent gjatë fatkeqësisë së përmbytjeve.

Kim u pa muajin e kaluar duke vëzhguar zonat e dëmtuara dhe duke u takuar me banorët, pasi ai vlerësoi se do të duheshin muaj për të rindërtuar lagjet e përmbytura. Udhëheqësi i Koresë së Veriut kritikoi gjithashtu raportet nga Koreja e Jugut për numrin e të vdekurve duke hedhur poshtë pretendimet për mijëra të vrarë.

Në vitin 2019, shteti koreano-verior dyshohet se ekzekutoi, të dërguarin e tij bërthamor në SHBA, për dështimin për të negociuar një samit midis Kim dhe presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Donald Trump.

”Më pas u zbulua se Chol ishte thjesht në paraburgim”, raporton CNN.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • DEMOKRAT: 04/09/2024 15:01

    SUPER pastrim! e njëjta gjë na duhet edhe në Shqipëri.Sepse ata njerëz janë fajtorë dhe, nëse i futim në burg, ne ende paguajmë faturat e tyre!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?