Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut me luftë bërthamore, nëse sulmohet nga këto dy të fundit.
Media shtetërore e vendit diktatorial përcjell deklaratën e diktatorit Kim Jong Un, i cili është shprehur se shteti i tij do të përdorë armë bërthamore “pa hezituar” nëse cënohet sovraniteti i vendit.
Në rast sulmi, Pheniani “do të përdorte pa hezituar të gjitha forcat sulmuese që ka në dispozicion, përfshirë edhe armët bërthamore”, është shprehur Kim Jong Un.
Raportet mes dy Koreve janë në pikën më të ulët në dekada dhe Seuli gjatë kësaj jave mbajti një paradë ushtarake ku shfaqi një raketë të fuqishme që tha se mund të godasë bunkerët nëntokësorë të Phenianit
Gjatë paradës, presidenti koreano jugor Yook Sun Yeol, paralajmëroi se përdorimi i armëve bërthamore do të nënkuptonte fundin e regjimit të dikatorit Kim.