Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka kërkuar “rritje drastike” të prodhimit të raketave gjatë vizitave të tij në fabrikat e armëve, raportuan të hënën mediat shtetërore, pak ditë para se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut të nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake “Ulchi Freedom Shield”, i cili do të mbahet nga 21 gushti deri më 31 gusht.
Kim i vizitoi fabrikat të premten dhe të shtunën, pak pasi kishte bërë thirrje për përshpejtimin e përgatitjeve për luftë gjatë një takimi të rëndësishëm me ushtrinë javën e kaluar. Inspektimet dyditore të Kimit u bënë në fabrikat për prodhimin e raketave taktike, hedhësve të raketave dhe predhave të kalibrit të lartë, si dhe për prodhimin e automjeteve të blinduara luftarake, raportoi Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë. Kimi e theksoi nevojën “për të siguruar rritjen e prodhimit të predhave, po ashtu”, si dhe personalisht e drejtoi një automjet të blinduar luftarak.