Bota

Kim Jong Un shprehet i gatshëm për të rikthyer bisedimet me Korenë e Jugut

30 Shtator 2021, 10:07| Përditesimi: 30 Shtator 2021, 10:09

  • Share

Pas deklaratave të motrës së së Kim Yong Un, kësaj here ishte radha e liderit të Koresë se Veriut, të deklarojë se është i gatshëm të rikthejë linjat e komunikimit me Korenë Jugore para fillimit të tetorit. Kim Yong Un deklaroi se vazhdon të refuzojë ofertat e Shteteve të Bashkuara për dialog.

Kim i ka bërë këto deklarata para parlamentit të shtetit, sipas raportimeve të agjencisë shtetërore të lajmeve në Kore të Veriut, KCNA. Lideri koreano-verior ka thënë se rikthimi i linjave të komunikimit në pikat kufitare, do të realizonte dëshirat e koreanëve për paqe në mes të dyja Koreve.

Koreja Veriore ka bllokuar linjat e komunikimit në muajin gusht, si shenjë proteste kundër stërvitjeve të përbashkëta ushtarake në mes të Koresë Jugore dhe Shteteve të Bashkuara, vetëm disa ditë pas hapjes së tyre, pas më shumë se një viti. Kim ka akuzuar Korenë e Jugut për përkeqësim të tensioneve përmes ndërtimit të armëve dhe stërvitjeve ushtarake si dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë propozuar bisedime pa ndryshuar “politën armiqësore” ndaj Koresë Veriore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?