Kim Kardashian

VIP & Spektakël

Kim Kardashian merr në ditëlindje 1 milion dollarë për fondacionin e bamirësisë

22 Tetor 2019, 17:43| Përditesimi: 22 Tetor 2019, 17:52

  • Share

Kim Kardashian ka festuar dje 39-vjetorin e lindjes së saj.

Ajo nuk ka ngurruar të falenderojë ndjekësit për urimet e shumta, gjithashtu  edhe të tregojë detaje nga ditëlindja e saj.

Kim është shprehur se e ka festuar ditëlindjen me miqtë dhe familjen dhe ka marrë një shumë marramendëse nga nga bashkëshorti i saj Kanye për fondacionin e saj të bamirësisë.

"Faleminderit shumë për të gjithë dashurinë në këtë ditëlindje! Pata ditëlindjen më të këndshme të mundshme! E kalova fundjavën me miqtë e mi të mrekullueshëm në Palm Springs dhe më pas hëngra një darkë familjare në shtëpi, të mundësuar nga ime më dhe Kanye.

Restoranti im i preferuar Armenian erdhi dhe u kujdes për servirjen dhe ushqimet e mia të parapëlqyera. Mora dhurata të jashtëzakonshme nga e gjithë familja, si dhe nga Kanye. Ai më dhuroi disa çanta fantastike. Kanye dhuroi gjithashtu 1 milion dollarë për fondacionet e mia të bamirësisë. Kjo e bën zemrën time kaq të lumtur!”, ka shkruar Kim Kardashian në profiling e saj në  “Instagram”.

Postimi i Kim

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?