Kim Kardashian

Kim Kardashian shkëlqen në dasmën e çiftit më të pasur në Indi

15 Korrik, 13:46| Përditesimi: 15 Korrik, 13:51

  • Share

Kim Kardashian ishte mes të ftuarve ndërsa Anant Ambani, djali i njeriut më të pasur të Indisë, shkëmbeu betimet me trashëgimtaren e farmaceutikës Radhika Merchant në një ceremoni të mbushur me yje në Qendrën e Konventave Botërore Jio në Mumbai.

Pasi mbërriti me një veshje tradicionale për ceremoninë e dasmës, Kim, e cila shoqërohej nga motra e vogël Khloe, krijoi imazhe të Princeshës Jasmine të Aladdin me një fustan të kuq mahnitës dhe pelerine të ngjashme, shkruan DailyMail.

43-vjeçarja kishte zgjedhur si aksesorë bizhuteritë në ngjyrë të gjelbër nga Lorraine Schwartz.

Kjo ceremoni magjepsëse dhe e shumëpritur raportohet të ketë kushtuar rreth 250 milionë funte (297 milionë euro), pa marrë parasysh grumbullimin e vlerësuar të çiftit prej 100 milionë funtesh (119 milionë euro) të dhuratave luksoze të dasmës dhe pritjen e disa prej personazheve më të ndjekur në botë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?