Ambasadorja e SHBA Yuri Kim dhe Ilirjan Celibashi

Kim në zyrën e Celibashit, ambasada e SHBA: I shprehu mbështetjen për rolin e tyre në sigurimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme

15 Janar 2021, 15:51| Përditesimi: 15 Janar 2021, 15:53

  • Share

1610722366_Erx8GJXAAI5P8E.jpg

Ambasada e SHBA ka reaguar pas takimit të zhvilluar ditën e sotme mes ambasadores Yuri Kim dhe  kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Përmes një regimi në rrjete sociale ambasada shkruan se Kim u takua me Celibashin 100 ditë para zgjedhjeve për të shprehur mbështetjen për rolin e tyre kritik në sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

"Kur edhe 100 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare më 25 Prill, Ambasadorja Kim u takua me Kryetarin e KQZ-së Celibashi & Zv.Kryetaren Pelinku për të shprehur mbështetjen për rolin e tyre kritik në sigurimin e zgjedhjeve të lira & të ndershme", shkruan Ambasada.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet/ Celibashi takon Yuri Kim: Prezantuam ecurinë e përgatitjeve për 25 prillin! Ambasada: Mbështetje për sigurimin e zgjedhjeve të lira


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?