TIRANË- Rikthimi i Sali Berishës ‘Non Grata’ në Partinë Demokratike si drejtues “de facto” i demokratëve, duket se e ka kthyer këtë parti në një linjë anti-amerikane, ku të gjithë mbështetësit e ish-kryeministrit i kanë dalur kundër ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim. Ledina Mandija, anëtare e Komisionit të Rithemelimit, në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, akuzoi Kim se reagon për çdo sjellje që ata bëjnë, por “mbyll sytë” para korrupsionit të qeverisë”. Mandija e ka fjalën për reagimin e Kim për sjelljen e Berishës në Kuvend përballë Alibeaj, ku thotë se reagoi për këtë dhe jo për inceneratorët.
“SHBA reaguan për një qasje që nuk u duk e drejtë, por besoj se duhet të kishin reaguar për inceneratorët, janë miliona euro korrupsion. Po reagon për çdo sjellje të Komisionit të Rithemelimit, shqiptarët kanë arritur në jë pikë të tillë që e dinë se ça është demokracia”, tha Mandija.
Kundërpërgjigja për këtë akuzë të Mandijës erdhi nga ish-kryetari i të përndjekurve politik, njëherazi gazetari Nebil Çika. Ai thotë se në një kohë kur vetë opozita votoi kundër raportit të Komisionit Hetimor, si mund të presin reagim nga SHBA. Reagime të tilla të Kim, për Çikën është detyrë e ambasadores për t’iu treguar shqiptarëve se ç’do të thotë të jesh ‘Non Grata’ nga SHBA.
“Pse s’e votuat kundër raportit të PD, shih raportin e DASH e ka nxirë qeverisë, se thua pse nuk reagon SHBA. Marrëdhëniet me SHBA janë shumë të rëndësishme, jo vetëm për PD, ne ekzistojmë si komb vetëm nga përkrahja e SHBA, po sot kur nxjerr politikanët rus ‘Non Grata’ duhet të themi ne që Amerika e ka gabim, kur SHBA vepron në interes të Shqipërisë ne jemi dakord, kur vjen dhe na prek interesin personal, i themi rrini atje se e zgjedhim vetë. Kim është përfaqësuesja e Biden, ai e ka firmosur vendimin për ‘Non Grata’ të Berishës, e zëmë që është i pafajshëm, sa e ndihmon kjo Shqipërinë në PD, Berisha e di shumë mirë, një sinjal na vinte nga SHBA, ishte festë të PD, e dimë se sa e rëndësishme është Amerika për ardhjen në pushtet të PD, Kim është detyruar që një person ‘Non Grata’, t’i shpjegoj popullit shqiptar se çfarë do të thotë ‘Non Grata’, prandaj e bën”, tha Nebil Çika.
Dy palët kanë pasur edhe debate edhe sa i përket zgjedhjeve në bazën e PD. Çika thotë se nuk po merr pjesë as 50% e anëtarësisë, por Mandija e kundërshton.
“Zgjedhjet, ne kemi një përplasje të madhe në PD, sa i përket bazës nuk më rezulton që janë shumica, grupi parlamentar , shumica e të vetmit organ legjitim e kanë kundërshtarët e Berishës dhe Rithemelimit, qartësisht e gjitha ajo që po bën Rithemelimi është një punë e madhe që njerëz për interesa të ndryshme, edhe idealist që mendojnë se Berisha mund ta sjellë PD në pushtet, ka 2 grupime, një pro amerikan dhe një kundër, mund të ndihen pro amerikan, po veprimet e tyre janë kundër. PD duhet ta ketë të shenjtë linjën proamerikane. Me thoni një degë që kalon 50% të votuesve”, tha Çika.
“Në disa degë numri i votuesve është më shumë se referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës, kjo tregon që ka një pjesëmarrje masive e anëtarësisë. Listat e anëtarëve të PD është për të ardhur keq, PD nuk ka punuar në grupseksione, nuk bënte asgjë Lulzim Basha”, u shpreh Mandija.
PD ne pushtet me non grata ?
Përgjigju