Kim takim me anëtarët e KLGJ: Të zgjidhen gjyqtarë me integritet e të kualifikuar! Reforma në drejtësi të vazhdojë

31 Maj 2023, 18:34| Përditesimi: 31 Maj 2023, 18:38

  • Share

Ambasadorja amerikane Yuri Kim u takua sot me Këshillin e Lartë Gjyqësor për t’i falënderuar për bashkëpunimin e tyre gjatë tre viteve e gjysmë të fundit dhe për t’i nxitur ata që të ngulmojnë.

Diplomatja amerikane nëvizoi sërish mbështetjen e fortë të SHBA për KLGJ-në dhe institucionet e tjera të drejtësisë dhe u bëri thirrje anëtarëve të KLGJ-së që të përmbushin detyrën e tyre me integritet dhe pavarësi.

Kim i kërkoi KLGJ-së të plotësojë sa më shpejt tre vendet e mbetura në Gjykatën e Lartë me gjyqtarët më të kualifikuar. Ajo theksoi gjithashtu pritshmëritë e SHBA që KLGJ të zgjedhë gjyqtarë me integritet dhe aftësi profesionale për Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe gjykatat më të ulëta.

“Është koha për t’u shkëputur nga mënyrat e vjetra. Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë të zbatohet në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara dhe zyrtarët duhet të veprojnë me integritet pavarësisht kërcënimeve dhe nxitjeve”, tha ambasadorja Kim në KLGJ.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dino: 02/06/2023 20:46

    Si gjithe ambasadoret e tjere edhe kjo nuk beri gje,flet per drejtesine ,por Saliun e Meten nuk po i shohim ne burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?