Politikë

Kim takohet me Artan Lamen: Transparenca dhe gjykatat e pastra tërheqin investimet amerikane! Progresi i bërë në regjistrimin e pronave ndihmon në këtë gjë

8 Qershor 2021, 19:09| Përditesimi: 8 Qershor 2021, 19:22

  • Share

Yuri Kim që kur u vendos se do të shërbente si ambasadore e SHBA-së në Tiranë, ende pa shkelur në Shqipëri,, ka shpallur hapur 3 objektivat e saj gjatë kohës që do të ishte në Tiranë. Rritja e investimeve, forcimi i demokracisë dhe mbaroja ishin pietetet e saj dhe të gjitha këto janë të ndërlidhura mes tyre përmes forcimit të reformës në drejtësisë që do të sillte dhe prosperitet për vendin.

Gjatë takimit të sotëm që ka zhvilluar me kreun e kadastrës Artan Lame, Yuri Kim vuri theksin pikërisht në këtë fakt që me gjykata të pastra dhe procese transparent, ligji për regjistrimin e pronave do të ketë një progres edhe më të madh nga sa ka aktualisht, madje do të zgjidh edhe shumë çështje që deri më sot kanë qenë të vështira.

Ajo shprehet se pikërisht funksionimi i ligjit dhe drejtësisë në vend do të tërheq investimet amerikane duke i dhënë vendit më shumë zhvillim ekonomik nga ku do të përfitojnë të gjithë dhe jo vetëm personat ‘specialë’ siç i quan ajo.

“Sot u takova me Drejtorin e Agjencisë Kadastrale Artan Lame për të diskutuar progresin e bërë në një vit që nga miratimi i ligjit për regjistrimin e pronës, përfshirë tokën bujqësore. Unë theksova rëndësinë e transparencës në procese dhe inkurajova përpjekjet për të zgjidhur çështje të vështira.

Ligje dhe rregulla të qarta, procese transparente dhe gjykata të pastra do të tërheqin investime amerikane më të mëdha drejt Shqipërisë dhe do të hapin mundësi më të mëdha ekonomike për më shumë njerëz, jo vetëm disa me mjete "speciale". Kjo është lidhja midis reformës në drejtësi dhe prosperitetit”, shkruan Kim.

Artan Lame tha para disa muajsh se me ligjin 20/20 (për procedurat kalimtare të pronësisë) të qeverisë nga viti 2014-2020  janë 10-fishuar legalizimet  dhe është rritur numri i legalizimeve të pallateve të braktisura nga pronarët duke shkuara nga 6 para 2014 në 800 pallate të legalizuar nga 2014-2020. Ai tha se sfidë aktuale e qeverisë mbetet regjistrimi i tokës në fshat. Lame foli edhe për abuzimet e bëra me tokat në bregdet, ku tha se në   30 vite janë dhënë lloj-lloj vendimesh nga gjyqtarë që preken nga vettingu dhe me vendim të kthimit të pronave nuk kanë lënë më asnjë cm tokë në bregdet të shtetit, por i kanë privatizuar me vendime në shumicën e rasteve të padrejta.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?