Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim

Kim takon për herë të parë ministren për Rininë, fokus i diskutimit rëndësia e fuqizimit të rinisë shqiptare dhe pjesëmarrja në çështjet kryesore

13 Dhjetor 2021, 11:44| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 11:45

  • Share

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim, zhvilloi për herë të parë një takim me Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi.

 Ato biseduan mbi punën e Ministrisë së re, planet për nisma e projekte për të rinjtë, mbi rëndësinë e fuqizimit të rinisë shqiptare dhe pjesmarrjen e tyre në çështjet kryesore brenda komuniteteve dhe shkollave të tyre.

Lajmin e ka bërë me dije faqja zyrtare e Ambasadës së SHBA “| Foto e Ditës | Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua për herë të parë me Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi javën e kaluar. Ato biseduan mbi punën e Ministrisë së re dhe planet për nisma e projekte për të rinjtë. Ambasadorja dhe Ministrja diskutuan edhe mbi rëndësinë e fuqizimit të rinisë shqiptare dhe pjesmarrjen e tyre në çështjet kryesore brenda komuniteteve dhe shkollave të tyre.”, shkruhet në njoftim.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?