Kim tha se ‘non grata-t’ s'duhen votuar/ Haklaj: Sinjal për Metën, Ndokën dhe Dulen! Muça: Karma për ish kryeministrin! Gashi: Berisha e ka përplasjen vetëm me ambasadoren amerikane

4 Prill 2023, 22:16| Përditesimi: 5 Prill 2023, 07:09

  • Share

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim dha një mesazh të qartë për zgjedhjet e 14 majit se shqiptarët nuk duhet të votojnë personat e shpallur 'Non Grata'. Në emisionin ‘Repolitix’ nga Denis Minga në Report Tv, ish deputeti i PD Azgan Haklaj thotë se sinjali shkon për ata që mbështesin Sali Berishën.

“Ka 2 vite që e mbështes Yuri Kim dhe politikën e SHBA. Ishte e qartë sot, jo vetëm për Berishën. Sinjali ishte për të tjerët, edhe fshatarëve që ia merr shkrepësen, të gjithë ata që bashkëpunojnë me të si Vangjel Dule, Nard Ndoka dhe Ilir Meta si përfaqësues i anti-amerikanizmit. Escobar vjen në Shqipëri më 11 prill, ditën e vdekjes së Enver Hoxhës për t’i thënë shqiptarëve se diktatura apo tranzicioni ka vdekur. Vjen me mesazhe të qarta”, tha Haklaj.

Ndërsa avokati Përparim Caca thotë se Sali Berisha me reagimin e tij përpiqet të tregojë se Yuri Kim reagon duke treguar mendimin e saj individual dhe nuk flet si ambasadore e SHBA.

“Opozita e vërtetë është ajo që ka Berisha në këtë moment. Se çfarë do të ndodhë pas 14 majit do e shohim. Nuk e di sa janë normale këto ndërveprime si rasti i ambasadores. Nëse do ecim vetëm për faktin se kemi një person non grata, është diçka që pranohet, për pjesën si do të votojnë shqiptarët, s’është hera e parë që ndodh por s’di sa normale është. Shqiptarët kanë të drejtën për të zgjedhur dhe nuk besoj që do të ndodhë si herën e parë. Berishës mund të mos i shtohen mbështetësit por nuk do t’i zvogëlohen. Berisha po mundohet që të thotë se Yuri Kim ka mendimin e saj individual”, tha Caca.

Ndërsa gazetari Flogert Muca thotë se Berishës po i kthehet karma pasi vite më parë pati mbështetjen e një ambasadori amerikan që kërkonte të mos votohej komunizmi. Ndërkohë thotë se deklaratat e Yuri Kim janë të Shtëpisë së Bardhë dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë personi i dytë pas Joe Biden në SHBA.

“Sot shohim karma. Në mars 1992, Sali Berisha kishte në krah një ambasador të SHBA që thoshte të zhdukim e të mos votojmë komunizmin. Sot që flasim, Berisha, 32 vite më pas është në krahun tjetër.  E gjitha tregon se amerikanët janë të palëkundur dhe fatkeqësi është që s’po i përgjigjet si duhet Alibeaj dhe PD. Amerikanët nga ana tjetër, çdo gjë që ka thënë kjo ambasadore dhe çdo kundërsulmi, kanë reaguar zyrtarisht, madje edhe njeriu i dytë pas presidentit duke thënë se qëndrimet e ambasadores janë të Shtëpisë së Bardhë. Për amerikanët sot, është rreziku i destabilitetit që mund të krijojë një opozitë me Sali Berishën”, tha Muca.

Pedagogu Shpend Gashi thotë se reagimet e Berishës janë të drejtpërdrejta për Yuri Kim, me të cilën ka përplasje prej kohës që u shpall ‘non grata’ nga SHBA.

“Nuk jam kundër që Kim të riatdhesohet e të kandidojë për kryeministre port ani s’duhet të japë asnjë lloj mendimi. Nëse ka diçka që shqiptarët s’do ta shkelnin kurrë është shkelja e aleancave me SHBA, qoftë PD, Berisha apo Rama. Unë dua t’i qëndroj linjës së avokatit, Berisha mban qëndrim të hapur që fton institucionet të hetojnë për Yuri Kim se e ka personale”, tha Gashi.

Reagimet vijnë pasi ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim tha gjatë një interviste për Zërin e Amerikës se personat ‘Non grata’, duke iu referuar Sali Berishës, nuk duhet të votohen nga shqiptarët. Ajo ngre pyetjen se si mund të krijojë besim kur thotë se do të luftojë korrupsionin  ndërkohë që është shpallur i korruptuar nga SHBA. Sipas Kim, qytetarët e zakonshëm shqiptarë janë të zgjuar dhe e dinë se kjo nuk ka logjikë.

Ora 22:22
Debati në Repolitix/ Haklaj: Caca: Të gjithë kryetarët e PD ishin gati për garë më 14 maj! Caca: Mos gënje! Ish deputeti PD: Bashës kryeministër ia rrëmbyen karrigen

 
Një debat ka nisur në emisionin ‘Repolitix’ mes ish deputetit Azgan Haklaj dhe avokatit Përparim Cacës për numrin e kandidatëve për kryetarë bashkie të PD në zgjedhjet e 14 majit. Sipas Haklajt, i kanë pasur 61 emra ndërsa Caca thotë se nuk kanë mbështetës. Teksa Haklaj akuzon kandidatët e Berishës që do të garojnë me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore, pedagogu Shpend Gashi i kujton edhe deklaratat që bënte Lulzim Basha krah Kryemadhit.

Azgan Haklaj:  Të gjithë kryetarët e PD ishin të gatshëm të kandidojnë.

Përparim Caca: Kush ishin 50 kandidatët e tjerë. Mos gënje. Të gjithë deputetët kanë qenë kundër.

Azgan Haklaj: Kemi nxjerrë 16 kandidatë.

Përparim Caca: Mos gënje.

Azgan Haklaj: Ti po gënjen, jo unë. Të gjithë kryetarët e PD ishin të gatshëm të kandidojnë.

Përparim Caca: Kush janë të gjithë kryetarët?

Azgan Haklaj: Të gjithë.

Përparim Caca: Më 14 maj do shohim rezultatin.

Azgan Haklaj: Më 14 maj do mbani përgjegjësi historike. Një kandidat i PD gjen strehë tek Ilir Meta.

Shpend Gashi: Po Kryemadhi bënte deklarata me Lulzim Bashën në 2017.

Azgan Haklaj: S’kemi qenë koalicion. Kryemadhi, Meta, Berisha i kanë grabitur karrigen Lulzim Bashës kryeministër.

Shpend Gashi: Kryeministër është vec kur del para pasqyrës.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 04/04/2023 22:46

    Ky sinjal për ta rrënuar edhe më shumë Shqipërin o të verbuar qofshi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?