Alfred Rushaj

Kim u kërkon vetting krerëve të partive, Rushaj: Rama promovon deputetë e kryetarë bashkie të lidhur me krimin

1 Shtator 2020, 14:32| Përditesimi: 1 Shtator 2020, 14:36

  • Share

Drejtori i fushatës në Partinë Demokratike Alfred Rushaj ka reaguar në Twitter në prag të nisjes së përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke thënë se Rama frymëzoi, promovoi dhe kandidoi për deputetë e kryetarë bashkie njerëz të lidhur me krimin.

Ai reagoi pas letrës së ambasadores së SHBA-së drejtuar kryetarëve të partive politike, ku u kërkon që të mbajnë përgjegjësi për kandidatët për deputetë, që të mos preken nga ligji i dekriminalizimit.

Ai tha se të përzgjedhurit politikë të PS-së kanë qenë në shumicë persona me precedent penal ose të larguar me turp nga ligji i dekriminalizimit dhe denoncimet e opozitës e medias.

"Rama frymëzoi, promovoi dhe kandidoi për deputetë dhe kryetarë bashkie njerëz të lidhur me krimin. Të përzgjedhurit e tij politik, që prej nisjes dhe deri në zgjedhjet e fundit monopartiake kanë qenë në shumicë persona me precedent penal, të larguar me turp nga ligji i dekriminalizimit dhe denoncimet e opozitës dhe medias. Rama dhe krimi janë binomi i pandarë që kanë lëshuar tentakulat në politikën shqiptare të viteve të fundit", ka shkruar Rushaj.

Komento

Komente

  • ERP: 01/09/2020 14:50

    Ju e keni kryekriminelin baben tuaj dhe kryetarin hajdut me cizme megjyqe te mbyllura me procedure. Na lini se na hapet barkun duke bere ham, ham gjithe diten. Asnje alternative, por xhaketa te vjetra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?