Kima me mish dhe vezë, mënyra më e lehtë për agjëruesit
Përbërësit:
200 gr mish të grirë
3 domate
3 qepë
3 lgj vaj ulliri
1 tufë majdanoz
3 vezë
Spec djegës
Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Në një tenxhere kaurdisim mishin e grirë derisa të kokrrizohet dhe të përthithen mirë lëngjet. Më pas shtojmë qepën e grirë imët dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa qepa të zbutet. Grijmë domatet në rende dhe i shtojmë në tenxhere. Mund të shtojmë dhe pak salcë. Rregullojmë shijen me kripë, piper të kuq djegës, piper të kuq të ëmbël dhe piper të zi. E lemë kimën të gatuhet dhe sapo lëngu të fillojë të shterojë e kalojmë në një tavë. E nivelojmë dhe vendosim vezët një e nga një. I spërkasim vezet me pak kripë dhe majdanoz dhe e vendosim kimën në furrë për pak minuta derisa vezët të mpiksen.