Kimë me domate, vezë dhe djathë
Përbërësit:
- 2 domate të pjekura /200 ml salcë domate
- 1 lgj salcë speci
- 3 kokrra vezë
- 200 gr djathë i bardhë
- 1 qepë mesatare
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 spec i kuq (opsionale)
- Spec i kuq pluhur
- Kripë dhe piper sipas shijes
Përgatitja:
Në një tigan ngrohim vajin e ullirit dhe skuqim qepën e grirë hollë derisa të zbutet. Nëse përdorim spec, e shtojmë të prerë në kubikë dhe e kaurdisim për disa minuta. Grijmë domatet dhe i shtojmë në tigan. I lëmë të gatuhen derisa të avullojë pak lëngu dhe të krijohet një salcë e trashë. Më pas shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar dhe e përziejmë që të shkrihet pak. Thyejmë vezët direkt mbi salcë, pa i përzier menjëherë, që të mbeten me strukturën e tyre. Pas disa minutash e përziejmë butësisht. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe spec të kuq pluhur sipas dëshirës. E lëmë fërgesën për 2-3 minuta derisa vezët të mpiksen sipas preferencës dhe e shërbejmë menjëherë të ngrohtë me pak bukë të thekur.
Komente
