Receta

Kimë me mish të grirë dhe vezë nga zonja Albana

30 Maj, 11:46| Përditesimi: 30 Maj, 11:47

  • Share

Kimë me mish të grirë dhe vezë

Përbërësit:

  • 400 gr mish i grirë
  • 1 qepë mesatare
  • 2 lugë vaj ulliri ose gjalpë
  • 1 domate ose 2 lgj salcë
  • 4 kokrra vezë
  • 1 thelpi hudhër (opsionale)
  • Kripë, piper i zi, pak spec i kuq
  • Pak rigon ose majdanoz
  • Pak ujë ose lëng mishi

Përgatitja:

Në një tigan të thellë kaurdisim qepën në vaj derisa të zbutet. Shtojmë mishin e grirë dhe e përziejmë vazhdimisht derisa të marrë ngjyrë kafe dhe të mos lëshojë më ujë. Shtojmë hudhrën (nëse e përdorim), kripën, piperin, pak spec të kuq dhe domaten ose salcën. E përziejmë dhe e lëmë të ziejë 5-6 minuta, duke shtuar pak ujë që të mos thahet. E hapim mirë kimën në tigan duke e rrafshuar dhe krijojmë gropëza të vogla ku hedhim vezët. Mbulojmë tiganin me kapak dhe e lëmë në zjarr të ulët për 5-8 minuta, derisa vezët të piqen lehtë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?